HIV - SIDA, fëmijët dhe adoleshentët më të prekur

HIV - SIDA, fëmijët dhe adoleshentët më të prekur

Organizatat dhe autoritetet botërore të shëndetësisë për 2013 kanë një program të përbashkët për HIV SIDA, 0 raste të reja, 0 infeksione tek fëmijët, 0 vdekje. Por për të arritur në këtë pikë sfida qëndron e madhe dhe aq më tepër për vendin tonë ku më shumë se 50 % e pacintëve me hiv aids kërkojnë trajtimin në gjendjen më të agravuar.

Për këtë vit rapotohet per 70 raste të reja me hiv aids dhe nuk bëhet fjalë për raste të importuar por infektime brenda vendit, duke çuar numrin total në 555. Femrat zënë 30% të rasteve. Shqetësimi më i madh është se 28 raste janë fëmijë në shqipëri duke pasur edhe viktima.Ndërsa në Kosovë këtë vit janë shfaqur vetëm dy raste të reja, duke e çuar numrin total në 86 persona, ndërsa nga viti 1986, kur edhe është identifikuar rasti i parë, kanë vdekur 38 persona.

Sipas shifrave deri sot në botë janë regjistruar mbi 34 milionë njerëz me HIV, ku fëmijë nën 15 vjeç janë 5.1 milionë. Në mbarë botën kanë vdekur 23.8 milionë njerëz, dhe çdo 5 minuta infektohen 16 persona të rinj.

Transmetimi seksual mbetet rruga kryesore e transmetimit të infeksionit e cila zë 93% e rasteve. Transmetimi nga nëna tek fëmija përbën 5% të rasteve dhe tansmetimi nëpërmjet gjakut përbën 3%.

Përfaqësuesja e OKB në Tiranë Zineb Benjelloun tha se në europën juglindore ku përfshihet edhe vendi ynë më të prekurit nga hiv aids janë adoleshtët dhe të rinjë nga mosha 15 deri në 20 vjecë. Për këtë vit, totali I të prekurve është mbi 550 vetë. Ekspertët thonë se testimi vazhdon të mbetet i ulët edhe pas ngritjes dhe funksionimit të mirë të qendrave të këshillimit dhe testimit vullnetar në rajone.

Më të Lexuar :

 
 

Lidhu me Ne

Mund të na gjeni në Facebook, Twitter dhe Google+ për t'u përditësuar me lajmet më të fundit :

FacebookTwitter Google+