Si diagnostikohet varësia seksuale?

 Si diagnostikohet varësia seksuale?

Idea se një person mund të vuajë nga varësia seksuale është materjal i mirë për shfaqje si Apratamenti 2XL, Portokalli apo për përqeshje sociale. Megjithatë, varësia seksuale nuk është çështje qesharake. Ajo shkatërron lidhje, karrierën, jetën tuaj.

Ende sot psikiatrët janë të tërhequr nëse duhet të pranojnë idensë se sjellja seksuale që kalon jashtë kontrollit është një çrregullim mendor për shkak të mungesës së provave shkencore.

Tanimë një ekip ekspertësh prej Universiteti të Kalifornisë ka testuar dhe ka propozuar për kriteret që do të përkufizonin "çrregullimin hiperseksual", ose e njohur si varësia seksuale, ky si një çrregullim i ri mendor.

Rori Reid, një kërkues psikolog dhe ndihmës profesor psikiatrie tek Instituti Semel për Neuroshkencën dhe Sjelljen Njerëzore tëk Universiteti i Kalifornisë, udhëhoqi ekpinin e psikiatrëve, psikologëve, punonjësve socialë dhe terapeutët për martesat dhe familjen të cilët gjetën kriteret e propzuara. Ata i kanë quajtur si të besueshme dhe të vlefshme për të ndihmuar profesionistët e shëndetit mendor që të diagnostikojnë me sukses çrregullimin hiperseksual.

Rezultatet e këtij studimi do të influencojnë nëse një çrregullim hiperseksual duhet parë apo jo për t'u shtuar në botimin e pestë të Manualit të Diagnozave dhe Statistikave për Çrregullimet Mendore, i cili konsiderohet si bibla e psikiatrisë.

Rëndësia e këtij studimi është se kemi prova në mbështetje të çrregullimit hiperseksual si një problem legjitim i shëndetit mendor.

Kriteret për çrregullimet hiperseksuale që janë propozuar dhe tanimë testuar kanë për të mundësuar kërkuesve dhe klinikave, të studjojnë, trajtojne dhe të ndjekin, apo të krijojnë teknika parandaluese për pacientët në risk për të zhvilluar sjellje hiperseksuale.

Disa nga simptomat përfshinin, fantazitë seksuale të përsëritura, epsh dhe sjellje jo të zakonshme për pesonin që zgjasnin më shumë se gjashtë muaj, epsh dhe sjellje jo të zakonshme që zgjasnin me shume se gjashtë muaj kur nuk kishte faktorë specifikë ndikues siç mund të jenë abuzimi me substancat narkotike, ndonjë problem mjeksor apo njerëz të lidhur me sjellje maniakësh në rast se janë bipolarë. Gjithashtu, individët që mund të diagnostikohen me këtë çrregullim lidhin aktivitetin seksual si një përgjigje ndaj gjëndjeve emocionale jo të mira, si të ndjerit në depresion ose kur përdorin seksin si një mënyrë të vazhdueshme për të hequr stresin.

Pjesë e kritereve gjithashtu ishin se individët duhet të jenë të pasuksesshëm në përpjekjet e tyre për të ulur apo ndaluar aktivitetin seksual si një mënyrë për të harruar problemet.

Si shumë çrregullime të tjera mendore, duhet të ketë prova të forta për ndrydhje personale e shkaktuar nga sjellja seksuale e cila ndërhyn me lidhjet, punën apo aspekte të tjera të rëndësishme të jetës.

Reid dhe kolegët e tij kryhen teste psikologjike dhe intervistuan 207 pacientë në disa klinika mjeksorë në qytete të ndryshme. Të gjithë pacientët kërkonin ndihmë për sjellje seksuale të dala jashtë kontrollit, për abuzim të narkotikëve apo ndonjë problem tjetër psikiatrik, si depresioni apo ankthi kronik.

Ky studim gjithashtu ka ekzaminuar tipet e sjlljeve seksuale të cilët treguan pacientët. Më të zakonshmet ishte masturbimi i tepërt dhe përodrimi i tepërt i pornografisë, më pas vinte seksi ne çift dhe në fund seksi online me kamera. Në studim u vu re se pacientët hiperseksualë kishin shpesh takime me punojëset e seksit, takime të shumta seksuale ose kishin partnerë të shumtë anonim. Mesatarja ishte 15 partnerë seksi në 12 muajt e fundit.

Nuk është e gabuar që herë pas herë të kesh një dëshirë ekstreme, apo të bësh seks si një mënyrë për të hequr stresin, apo thjesht të arratisesh me dike në një "botë tjetër". Problemi me këta pacientë është se sjellja e tyre seksuale rëndohet shumë derisa dëshira për seks kontrollon çdo vendim të jetës së tyre dhe ata ndihen të pafuqishëm kur përpiqen të ndryshojne.

  Të pëlqen glauko.al? Dëshiron të lajmërohesh sapo të dalë një artikull i ri? Na ndiq në Facebook ose në Twitter në faqet tona zyrtare!

Më të Lexuar :

 
 

Lidhu me Ne

Mund të na gjeni në Facebook, Twitter dhe Google+ për t'u përditësuar me lajmet më të fundit :

FacebookTwitter Google+