Dieta për të sjellë në jetë një lidhje monotone

Të gjithë ne duam të kemi marrëdhënie pasionante dhe kuptimplota, por ndonjëherë peripecitë e jetës së përditshme mund të na pengojnë për qëllimin tonë. Puna, ata që kanë fëmijë, porositë e ndryshme, pasioni dhe aventurat mund të vihen në plan të dytë, bashkë me komunikimin, përkëdheljet dhe romanticiteti.

Lexoni këtë “dietë” për të filluar ndryshimin në rutinën tuaj dhe për të rënë edhe një herë në dashuri me partnerin tuaj.

 

Dita e Parë : Nuk ka më “duhet”

Sa shpesh e përdorni fjalën duhet? Nëse jeni pak a shumë sit ë gjithë, jeni duke përdorur fjalën duhet gjithandej. Përdorimi i tepërt i kësaj fjale jo vetëm që mund të prishë komunikimin , por mund edhe të ndikojë psikologjikisht tek ju, si përshembull : “Ai duhet të më nxjerri sot në darkë sepse unë dua të dal”, “Duhet të vishesh ndryshe”, “Duhet të dobësohem përpara se të vesh ato” apo “Duhet të jemi më të lumtur se kaq”.

Lëreni mënjanë negativitetin dhe shfarosini “ato që duhen”. Boll krahasuat veten me të tjerë ose të prisni që partneri juaj të jetë ashtu si e përfytyroni ju në mendien tuaj. Ajo që duhet bërë është të jeni krijues dhe të veproni si duhet në çast. Mos harroni se askush nuk i përmirëson lidhjet e tyre duke parë ëndrra me sy hapur, por duke qënë bashkë.

Dita e Dytë : Mendoni edhe një here darkat / drekat

Shtojini më shumë kënaqsi jetës suaj të përditshme duke qënë pak më fëmijë. Në vend që të hani një fast food, secili në shtëpinë e tij, ose drekën e thjeshtë për ata që gatuajnë, përdorni imagjinatën dhe ktheheni drekën ose darkën në diçka ndryshe. Mund të filloni duke provuar gatime të guzhinave të huaja, italiane, greke, spanjolle apo meksikane. Dilni bashke dhe shijon një vakt të mirë. Porosisni pak verë apo birrë, lëshoni batuta, qeshni, shijoni çastin dhe ngacmohuni për të rritur tërheqjen seksuale. Nuk mund të dilni jashtë? Shtroni një tryeze të veçantë, vendosni muzikë në sfond, për më romantiket edhe një qiri nuk është i tepërt, provoni kombinime të çmendura, këto janë gjëra të vogla të cilat ndihmojnë shumë për të kapërcyer një ngërç apo një periudhë të vështirë në lidhje.

Dita e Tretë : Kalo kohë me shoqerinë e tij/saj

Noshta mendimi i një tufe meshkujsh apo femrash, ku njëri grup bën zhurmë e tjetri pëshpërit mund të mos jetë pasdita juaj ideale, por është e rëndësishme që partneri juaj të mabjë lidhjet me miqtë të cilët i do fort dhe respekton. Kjo është gjithashtu një mënyrë e mirë për të parë në rast se ju vazhdoni ende të keni interesa të njëjta dhe jashtë rrethit tuaj intim. Gjithashtu, kushdo e vlerëson faktin kur i / e dashura e tij kthehet edhe në mik. Prandaj dilni me “naçut” dhe mësoni për prapësitë e partnerit apo kaloni një cop kohë të mirë me shoqet e saj për të dëgjuar rreth peripecive të saj. Kjo ju sjell ju më pranë realitetit, shansit për të parë se si sillet partneri juaj në grup, është dëgjues i mirë? Shakaxhiu në tryezë apo ai që gjithnjë rregullon gabimet? Kush e di!

Dita e Katërt : Shprehuni

Ndonjëherë mendojmë të shmangim zënkat me çdo kusht. Si rezultat, mbajmë të gjitha mendimet tona të fshehura thellë vetëm e vetëm që njeriu i zemrës të mos mërzitet. Megjithatë, duke mos shfaqur emocionet tuaja të vërteta mund të kthehen kundra jush dhe do të shpërthejnë në zënka më të mëdha dhe serioze në të ardhmen. Partneri juaj ka për t’ju bërë të ndiheni fajtorë për negativitetin që ju karaktrezion dhe ju do dilni si personi “i keq” në atë mes. Prandaj të shprehurit është shumë i rëndësishëm, edhe pse mund të ketë një zënkë të vogël, në rast se ai apo ajo nuk ju duron dot për atë që ndjenë nuk duhet të jeni as bashkë në të ardhmen. Kërkoni të njëjtën gjë në këmbim. Ndërtoni një lidhje të sinqertë.

Deta e Pestë : Më shumë aktivitet fizik

Kur ka qënë hera e fundit që ju dhe partneri juaj keni patur aktivitet fizik? Sigurisht jashtë dhomës së gjumit. Ndoshta fiskultura nuk ngjan si diçka seksi, por e vërteta është se aktiviteti fizik rrit qarkullimin e gjakut, çlirimin e endorfinave dhe djegien e kalorive. Bëni nja garë të shkurtër, luani “e ka kush e ka”. Në rast se nuk keni hapsirë për kësi gjërash, bëni një xhiro me biçikletë, qeshni bashkë, shikoni se si vepron ai/ajo në një situatë jot ë zakontë. Një piknik ndoshta, pak shtriqje nën diell. Idetë janë të shumta.

Dita e Gjashtë : Festoni romancën tuaj

Çfarë ju lidh me partnerin tuaj dhe e bën atë lidhje unike? Mendoni për kohën kur ratë në dashuri dhe se si u zhvillua dashuria juaj. Sillni disa nga ato ditë përsëri në jetën tuaj. Nëse jeni të dhënë pas muzikës, dilni të paktën një herë në muaj në Pub-e me banda Live, në disko apo edhe në piano bar. Nëse jeni të dhënë pas filmave, krijoni një listë me filmat që duhen parë, shkoni në kinema, shkoni në teatër etj. Jo vetëm që do të kaloni kohë së bashku, por ka për të pasur gjithnjë shkëndija dashurie.

Dita e Shtatë : Luani bashkë

Pas një farë kohë, problemet janë më të vështira përherë, puna, të ardhurat bashkë, një shtëpi me qera etj. Megjithatë është shumë e rëndësishme që të luani bashkë ose me miqtë tuaj. Duhet të largoni stresin, duhet të merrni adrenalinë, të ndiheni edhe një herë fëmijë, pa problemet, sikur 1 herë në javë. Shkoni në PaintBall, organizoni një lojë Vollejboll, bëni diçka edhe sensuale, një lojë me letra bixhozi me dënime. Vetëm imagjinata ju pengon. Duhet vetëm të jetë e rëndësishme për ju edhe partnerin tuaj.

Artikujt më të Lexuar :

 
 

Glauko!

Akt seksual jo të natyrshëm do të quaja atë që askush nuk e bën dot. - Alfred Kinsey

Unë nuk e di pyetjen, por seksi është me siguri përgjigja. - Woody Allen

Çdo gjë në botë lidhet me seksin, përveç seksit, seksi lidhet me pushtetin! - Oscar Wild

Lidhu me Ne

Mund të na gjeni në Facebook, Twitter dhe Google+ për t'u përditësuar me lajmet më të fundit :

FacebookTwitter Google+

The Photography of Vasil Bituni

Ky artikull mbështet nga The Photography of Vasil Bituni

Glauko.al falenderon Pre-Born për ndihmën e paçmueshme në Social Media Marketing. E rekomandojmë këtë zyrë për këdo që kërkon profesionalizëm dhe dinamikë të vazhdueshme!