Roli i baballarëve tek adoleshentët

Roli i baballarëve tek adoleshentët

Sipas një studimi të bërë në Universitetin e Nju Jorkut nga prof. Vinsent Guilamo-Ramos dhe prej kolegëve të tij të Qendrës së Kontrollit të Sëmundjeve dhe Parandalimeve u nxorrën përfundimet se sjellja prindërore e baballarëve ndikon fort në sjelljen seksuale të fëmijëve të tyre adoleshentë.

Studimi është i rëndësishëm sepse edhe në ditët e sotme, shumica e kërkimeve mbi sjelljet e rrezikshme seksuale të adoleshentëve e kanë neglizhuar rolin e baballarëve, një mundësi e çuar dëm për të dhënë një edukim të shëndoshë në brezin e ri. Guilamo-Ramos është një profesor i punëve sociale dhe bashkë drejtues i Qendrës për Adoleshentët Latinë dhe të Shëndetit Familjar të Universitetit të Nju Jorkut.

Nuk ishte një e re që sjellja prindërore është thelbësorë në jetën e një adoleshenti, sidomos në shëndetin e tij seksual, por deri më sot në shumë e shumë statistika kanë qënë mamatë të cilat tërhiqnin vëmendjen e kërkuesve.

Thuajse asgjë nuk dihet, sipas studimit, përsa i përket sjelljeve te veçanta prindërore, jo më pastaj se si ato ndikojnë në sjelljen seksuale të adoleshentëve. Janë të shumta studimet të cilat kanë prirje të sjellin thjesht një konceptuale të sjelljes së babait në familje, ose janë të pasakta në metodat e studimit statistikor. Babai zakonisht shihet thjesht si burimi i parave ose i kushtohet rëndësi nëse ata shpenzojnë kohë të gjatë apo jo në shtëpi. Gjithashtu, edhe në ato pak raste kur sjellja atërore ishte parë me interes është vetëm në rastet për prindërit që kanë femra dhe se si ka ndikuar babai në moshën e humbjes së virgjërisë.

Profesorët kërkojnë për më shumë kërkime, më rigoroze dhe vë theksin mbi mangësinë e të dhënave në këtë fushë. Ata biles lënë të mendosh se është qesharake të luftojmë shtatzaninë te minorenët kur harrojmë se thuajse të gjithë minorenët kanë 2 prindër të gjinive të ndryshme dhe nga këta dy, njëri neglizhohet. Mungesa e kërkimeve të bollshme ku në vëmendje janë baballarët nuk e krijon qartë se ku ndryshon mënyra si ata i mbikqyrin fëmijët, si u kërkojnë llogari dhe se si komunikojnë me fëmijët e tyre adoleshentë. Në këtë gjendje vështirë se mund të evidentojmë gabimet tona.

Autorët rekomandojnë që mejkët pediatër dhe qëndrat e shëndetit publik të jenë të parat që t'i kushtojnë vëmendje takimit në çift të prindërve. Kjo në kuadër të uljes së sjelles së rrezikshme seksuale, për të shmangur përhapjen e sst-ve apo shtatzanisë së padëshiruar!

Ndërhyrja e figurës atërore me sukses na jep neve një mekanizëm tjetër të mundshëm për t'i dhënë adoleshentëve mirëqenien që të gjithë duam.

  Të pëlqen glauko.al? Dëshiron të lajmërohesh sapo të dalë një artikull i ri? Na ndiq në Facebook ose në Twitter në faqet tona zyrtare!

Më të Lexuar :

 
 

Lidhu me Ne

Mund të na gjeni në Facebook, Twitter dhe Google+ për t'u përditësuar me lajmet më të fundit :

FacebookTwitter Google+