Seksi të bën më të zgjuar

Sipas një studimi të kryer së fundmi në Universitetin e Amsterdamit, u tregua se personat të cilët janë të ngacmuar seksualisht janë më të aftë për të marrë vendime nën presion se sa ata që nuk janë. Pra e thënë me fjalë pak më të thjeshta, seksi të bën më të zgjuar.

Përfitimet biologjike të aktivitetit seksual janë listuar edhe më parë, si ulje e stresit dhe çlirimi i hormoneve që të bëjnë të ndihesh mirë janë në majë të listës.

Provat e mbledhura nga Dr. Jens Forster dhe kërkuesit e tjerë në Universitetin e Amsterdamit tregonin se hormonet e lëshuara gjatë angazhimit seksual ndihmojnë në rritjen e trurit.

Gjithashtu, faqe të modës, lidhjeve në çift etj treguan për një studim të ngjashëm të kryer në Universitetin Princeton në New Jersey të cilat mbështesnin kërkimin e skuadrës të Forsterit.

Në këto eksperimente, shkencëtarët zbuluan një përshpejtim të shtimit të qelizave trunore në minjtë e laboratorit që ishin seksualisht aktiv, ndryshe nga ata që ishin ende të virgjër.

  Të pëlqen glauko.al? Dëshiron të lajmërohesh sapo të dalë një artikull i ri? Na ndiq në Facebook ose në Twitter në faqet tona zyrtare!

Më të Lexuar :

 
 

Lidhu me Ne

Mund të na gjeni në Facebook, Twitter dhe Google+ për t'u përditësuar me lajmet më të fundit :

FacebookTwitter Google+