Sëmundja e mishrave të dhëmbëve dhe disfunksionet erektile

Sëmundja e mishrave të dhëmbëve dhe disfunksionet erektile

Një burrë me një buzëqeshje rrezatuese sigurisht që mund t’i bëjë për vete zonjat, por sipas një studimi të ri të botuar në “Journal of Sexual Medicine”, kush dëshiron një jetë seksuale të shëndetshme, nuk duhet të heqi dorë nga furça e dhëmbëve.

Në këtë studim është zbuluar marrëdhënia midis sëmundjes së mishrave të dhëmbëve dhe disfunksioneve erektile. Studiuesit në universitetin e Malatya, në Turqi, vëzhguan 160 burra, nga 30 deri në 40 vjeç, gjysma e të cilëve vuanin nga disfunksionet erektile. Midis burrave impotent, 53 % e tyre kishin mishra të përflakur. Mosha mesatare e burrave në këtë studim ishte 36 vjeç.

Studiuesit përdorën “indeksin ndërkombëtar të disfunksionit erektil”, një pyetësor që vlerëson sjelljen dhe funksionin seksual të pacientit.

Pasi kalibruan rezultatet mbi bazën e peshës, moshës, indeksit të masës trupore (BMI), të të ardhurave, dhe nivelit arsimor, studiuesit zbuluan se burrat me sëmundje peridontaleishin 3.29% më të prirur që të shfaqnin probleme me mbajtjen e ereksionit sesa ata që kishin mishra të shëndetshme të dhëmbëve.

“Është e qartë për ne se, nuk mund të jesh i shëndetshëm, pa një gojë të shëndetshme,” thotë Don Klem, ish president i Akademisë Amerikane të Peridontologjisë dhe peridontist i certifikuar në Fullerton, Kaliforni.

Peridontiti kronik – inflamacioni/përflakja e mishrave të dhëmbëve që shkaktohet nga grumbullimi i pllakave bakteriale – ndikon edhe tek sëmundjet kardiovaskulare. Etapat e avancuara të sëmundjes peridontale përfshijnë, mishra të fryra e të gjakosura, erë të rëndë kronike të gojës, humbje dhe lirim të dhëmbët.

Studime të shumta dhe vëzhgime kanë zbuluar se burrat e lënë pas dore higjenën e gojës, tek dentisti shkojnë rrallë, dhe janë më të prirur që të preken nga sëmundja e mishrave të dhëmbëve. Sipas Akademisë së Stomatologjisë së Përgjithshme, ndryshe nga gratë, burrat janë më pak të gatshëm që të kërkojnë trajtim parandalues kur shëndeti i tyre gojor përkeqësohet. Sipas një studimi, një burrë do të humbasë 5.4 dhëmbë deri në moshën 72 vjeç, ndërsa burrat që pinë duhan do të humbasin deri në 12 dhëmbë kur të kenë mbushur 72 vjeç.

Por Dr. Klem thotë se zakonet e mira të higjenës nuk janë zgjidhja e gjithçkaje, dhe larja jo e rregullt e dhëmbëve nuk rezulton domosdoshmërisht në dështim në shtrat. Ai thotë se disa njerëz mund të jenë më të prirur ndaj bakerieve orale dhe sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve me shkaqe gjenetike.

Inflamacioni sistematik i mishrave të dhëmbëve

Sikundër po vihet re nga gjithnjë e më shumë studime, shëndeti oral ndikon ndjeshëm tek shëndeti i përgjithshëm i një personi, dhe një higjenë e mirë e gojës pakëson rrezikun nga sëmundje të shumta kronike siç janë, sëmundjet e zemrës, diabeti tipi 2, dhe kanceri në pankreas. Disfunksioni erektil është vërejtur si pasojë e këtyre sëmundjeve, por edhe niveli i ulët i testosteronit.

Ndonëse studiuesit shprehen sei kanë përjashtuar nga ky studim ata burra që kishin një histori sëmundjesh të tjera, Kevin Billups, urolog dhe drejtor i Programit Novativ për Shëndetin e Burrave në John Hopkins Medicine, thotë se pjesa më e madhe e mjekëve e pranojnë që është e pamundur mohimi i kësaj marrëdhënieje.

“Sëmundja e mishrave të dhëmbëve mund të jetë shenjë e një sëmundjeje më sistematike që shkaktohet nga inflamacioni”, shprehet Dr. Billups. Habia më e madhe, shton ai, është mosha e pjesëmarrësve në studim, duke qenë se një pacient i ri që raporton impotencë, “rrezikohet ndjeshëm nga një sëmundje kardiovaskulare në 10 vitet në vazhdim.”

Dentistë si Klem i kushtojnë rëndësi jo vetëm higjenës orale. “Dikur mendohej se goja ishte e ndarë nga trupi, por vështroni! Janë të lidhur. Nuk është një sëmundje, por një mori sëmundjesh. Këto sëmundje kronike nuk janë të izoluara. Vihet re një marrëdhënie midis tyre,” thotë ai.

Artikujt më të Lexuar :

 
 

Glauko!

Akt seksual jo të natyrshëm do të quaja atë që askush nuk e bën dot. - Alfred Kinsey

Unë nuk e di pyetjen, por seksi është me siguri përgjigja. - Woody Allen

Çdo gjë në botë lidhet me seksin, përveç seksit, seksi lidhet me pushtetin! - Oscar Wild

Lidhu me Ne

Mund të na gjeni në Facebook, Twitter dhe Google+ për t'u përditësuar me lajmet më të fundit :

FacebookTwitter Google+

The Photography of Vasil Bituni

Ky artikull mbështet nga The Photography of Vasil Bituni

Glauko.al falenderon Pre-Born për ndihmën e paçmueshme në Social Media Marketing. E rekomandojmë këtë zyrë për këdo që kërkon profesionalizëm dhe dinamikë të vazhdueshme!