Ç'është thyerja e penisit?

Pa Koment

Nëse keni frikë nga filmat si "Paranormal Activity" apo "Drag me to hell" besomëni se kjo është akoma më e frikshme. Sot do të shohim në vija të përgjithshme çfarë do të thotë të thyesh penisin.

Penisi nuk ka kocka, por është e mundur që ai të thyhet. Doktorët i referohen këtij dëmtimi si frakturë penile dhe është po aq e dhimbshme sa mund t'a imagjinoni. Qoftë fizikisht apo edhe psikologjikisht, në mos akoma edhe më shumë. 

Fraktura penile vjen si pasojë e përthyerjes të tejskajshme të penisit të erektuar. Në këto raste ajo që ndodh është çarja apo shqyerja e një membrane të quajtur tunika albuginea. Kjo membranë mbështjell trupin zgavror të penisit, inde të specializuara në zemër të penisit të cilat mbushen më gjak gjatë ereksionit. Kur tunika albuginea çahet, gjaku që normalisht mbahet i izoluar vetëm në këto inde rrjedh jashtë duke prekur inde të tjera. Kjo gjë shkakton enjtje dhe nxirje.

Por cilat mund të jenë disa nga format se si mund të thyhet një penis? Sipas doktorit Hantër Uesells, pjestar i departamentit urologjik të Universitetit Mjeksor të Uashingtonit, çdo formë e një seksi të egër ku penisi zgërlaqet pas një "objekti" të ngurtë është shkaktar. Shembulli më i çuditshëm që ai tregon janë akrobacitë seksuale. Një pacient i tij kishte pësuar frakturë penile pasi kishte vrapuar përmes dhomës dhe po përpiqej të penetronte gruan e tij me stilin "hedhje shtize". Duke qënë se janë edhe lojrat Olimpike, përpiquni të mos mendoni për ndonjë shfaqje tuajën personale në dhomën e gjumit.

Artikujt më të Lexuar :

 
 

Glauko!

Akt seksual jo të natyrshëm do të quaja atë që askush nuk e bën dot. - Alfred Kinsey

Unë nuk e di pyetjen, por seksi është me siguri përgjigja. - Woody Allen

Çdo gjë në botë lidhet me seksin, përveç seksit, seksi lidhet me pushtetin! - Oscar Wild

Lidhu me Ne

Mund të na gjeni në Facebook, Twitter dhe Google+ për t'u përditësuar me lajmet më të fundit :

FacebookTwitter Google+

The Photography of Vasil Bituni

Ky artikull mbështet nga The Photography of Vasil Bituni

Glauko.al falenderon Pre-Born për ndihmën e paçmueshme në Social Media Marketing. E rekomandojmë këtë zyrë për këdo që kërkon profesionalizëm dhe dinamikë të vazhdueshme!