Penisi 10% më i vogël

 Gjatë 60 viteve të fundit përmasat e penisit është   zvogëluar me 10%

Gjatë 60 viteve të fundit përmasat e penisit është zvogëluar me 10%. Këto janë rezultatet e një studimi nga një shkencëtar italian Karlo Forte i universitetit "Hospital of Fouad"

Studimi u krye ne rreth 2,000 meshkuj me një moshë mesarae prej 19 vjeç. Sipas prof. Forte, nëse në vitin 1948 gjatësia mesatare e një penisi të shkrehur ishte 9.7 cm, sot është 8.9 cm, ose rreth 10% më e vogël. Ky studim nuk u bë vetëm për organet gjenitale mashkullore, por edhe për pjesë të tjera trupore. U vu re se duart dhe këmbët, në kontrast me thëniet shqiptare, ishin rritur në përmasa. Sipas mendimit të tij të gjitha këto ndryshime janë direkt të lidhura me mjedisin dhe me ndikimin e tij në sistemin endokrin. Gjithashtu ka një rritje të konsiderueshme të personave obezë dhe mbipeshë që ndikon negativisht në këtë çështje.  

E sa për ti bërë gjërat më keq, dihet se meshkuj i nënvlerësojnë përmasat e penisit të tyre krahasuar me atë të meshkujve të tjerë. Kjo ndodh për shkak të shkurtimit vizual kur e shohin nga lart ose sepse mblidhet dhjam në zonë e qimeve pubike. Sipas një studimi nga seksologë tregoi se shumë prej meshkujve të cilët besonin se përmasat e penisit të tyre ishte e papërshtatshme, e vogël, kishin një penis të përmasave mesatare. Sipas një studimi tjetër doli se shumica e meshkujve nuk dinë të bëjnë një matje klinike të penisist të tyre dhe se duhen trajnuar për këtë gjë pasi rezultatet janë të gabuara. Perceptimi i meshkujve për të patur një penis më të madh lidhet me vetëbesimin

Prej kësaj ka shume kompani apo edhe klinika private nëpër botë të cilat e shfrytëzojnë këtë dobësi të meshkujve duke shitur hape apo barna bimore të cilat dihet se nuk kanë asnjë efekt të përhershëm. Edhe pse ekzistojne edhe metodat kirurgjikale për zmadhimin e përmasave të penisit, ato janë shumë të rrezikshme. Akademia Kombtare Franceze e Kirurgjisë i dënon këto operacione pa iu parashtruar të gjitha gjërat që mund të dalin gabim pas operacionit pacientit. Sipas kirurgëve francezë në shumicën e rasteve për ndërhyrje të tilla janë meshkujt ata që këmbëngulin, përmasat e të cilit zakonisht janë në rregull me normën anatomike. Personat të cilët nuk kanë nevojë për ndërhyrje të tilla kirurgjikale përbëjnë rreth 85% e të gjithë pacientëve që kërkojnë një shërbim të tillë.

Më të Lexuar :

 
 

Lidhu me Ne

Mund të na gjeni në Facebook, Twitter dhe Google+ për t'u përditësuar me lajmet më të fundit :

FacebookTwitter Google+