Orgazma te Meshkujt

Orgazma te Meshkujt

Edhe pse ngjan mjaft e thjeshtë orgazma mashkullore faktikisht është një proces kompleks.

Meshkujt arrijnë orgazmën nëpërmjet një seri hapash që përfshijnë një numër hormonesh, enë gjaku dhe nerva që punojnë bashkarisht. Rezultati përfundimtar është ejakulimi i spermës nga kontraktimet muskulore të forta.

Karburanti për procesin e çuarjes në orgazëm është testosteroni, një hormon i prodhuar si furnizim i qëndrueshëm nga testikujt. Këto lëngje krijojnë gjithashtu miliona spermatozoidë çdo ditë, e cila maturohet dhe përzihet me lëngun spermatik, lëngje të pasura me proteina. Këto lëngje ushqejnë dhe mbë spermën që të mund të jetojë pas ejakulacionit për një kohë të kufizuar. Kjo përzierje e lëngjeve dhe spermës, e njohur si farë, është ajo që lëviz përmes uretrës dhe jashtë penisit gjatë orgazmës.

Qarkullimi i testosteronit në trupin e një mashkulli, bashkangjitur me faktorë psikologjik, përcaktojnë intensitetin e dëshirës së tij për seks. Kjo dëshirë seksuale, ose epshi, është çelësi në procesin që çon në orgazëm. Në qoftë se një mashkull nuk ka nxitje seksuale-për shëmbull, nëqoftëse ai ka një nivel të ulët testosteroni ose është duke vuajtur nga depresioni-trupi i tij nuk do të përgjigjet ndaj stimulit seksual dhe nuk do të jetë në gjëndje të arrijë orgazmën.

Hapat drejt ejakulimit:

Erektimi

Mashkulli percepton diçka ose dikë që nxit interes seksual. Ky perceptim nxit trurin që të çojë një sinjal poshtë në shtyllën kurrizore tek organet seksuale, duke shaktuar një ereksion. Penisi erektohet kur gjaku i sjellur nga arteriet të cilat janë zgjeruar për të lejuar një tension gjaku deri 50 herë më shumë se shpejtësia normale, mbush indet sfungjerore brenda në trupin e tij. Venat në penis që normalisht e nxjerrin jashtë gjakun, tkurren shumë në mënyrë që sa më shumë gjak të rrijë brenda, duke prodhuar një ereksion të qëndrueshëm. Qeska e testikujve tërhiqet në drejtim të trupit dhe muskujve përgjatë trupit u rritet tensioni.

Pllaja

Trupi i mashkullit përgatitet për orgazëm në këtë fazë, e cila mund të zgjasë nga 30 sekonda deri në 2 minuta. Tensioni i muskujve rritet edhe më shumë dhe lëvizje trupore të pavullnetshmë, sidomos në legen, fillojnë të zotërojnë. Rrahjet e zemrës rriten midis 150 dhe 175 rrahje për minutë. Një lëng i tejdukshëm mund të fillojë të dalë nga uretra. Ky është një lëng para-ejakulativ që shërben për të ndryshuar balancën e pehashit në uretrë për të përmirësuar mundësitë e mbijetimit të spermës.

Orgazma

Orgazma në vetvete ndodh në dy faza, emetimi dhe ejakulacioni. Në emetim, mashkulli arrin pashmangshmëri ejakuluese, ”pika pa kthim”. Fara është depozituar afër majës së uretrës gati për t'u ejakuluar. Ejakulacioni ndodh në një seri kontraktimesh të fuqishmë të muskujve të penisit dhe përreth bazës së anusit. Në mënyrë të pavullnetshme mund të ndodhë edhe një tërheqje e legenit. Nervat që shkaktojnë kontraktimet e muskujve çojnë mesazhe kënqaqësie në trurin e mashkullit.

Shpërbërja dhe Tërheqja

Pas ejakulacionit, penisi fillon ta humbasë erektimin. Pothuajse gjysma e erektimit humbet direkt dhe pjesa tjetër ulet pas saj. Tensioni i muskujve zbehet dhe mashkulli mund të ndihet i qetësuar dhe i përgjumur. Zakonisht meshkujt duhet të kalojnë një periodë tërheqjeje, ose fazë rimëkëmbjeje, gjatë së cilës nuk mund të arrijnë një ereksion tjetër. Kjo ndodh zakonisht për gjysëm ore.

Ndryshimi midis meshkujve dhe femrave është se meshkujt pas një orgazme janë zakonisht të “ngopur”. Femrat mund të provojnë më shumë se një orgazëm pa pasur humbje të zgjimit seksual dhe ato nuk kanë nevojë të kalojnë një periodë tërheqjeje.

Kur ka një problem në oragazmën mashkullore:

Disa meshkuj kanë probleme për të arritur orgazmën. Kjo zakonisht rrjedh nga faktorë psikologjik, përshembull, ato janë akoma të ndikuar nga një ngjarje traumatizuese ose nga edukimi fetar, ose kanë rënë në një sistem mastrubimi i cili e kufizon trupin në një orgazëm më të vonë. Prapëseprapë, problemi mund të shkaktohet edhe nga marrja e disa barnave ose nga të pasurit e një sëmundieje neurogjike.

Një rrugë e shkurtër për të adresuar problemet me orgazmën përfshijnë stimulimin e penisit me një vibrator ose me disa tipe lodrash seksi. Megjithatë, për të bërë ndryshime kuptimplota, një mashkull shpeshherë do mund të ketë nevojë të shkojë në terapi seksi. Terapia zakonisht përfshin “detyra shtëpie” në të cilat një çift lidhet me aktivitete seksuale që reduktojnë presionin e performancës dhe fokusohet në kënaqësi. Nëqoftëse keni probleme të vazhdueshme për të arritur orgazmën dhe ejakulimin, pyesni doktorin tuaj. Një vizitë e hollësishme e çështjes mund të tregojë arsyen.

  Të pëlqen glauko.al? Dëshiron të lajmërohesh sapo të dalë një artikull i ri? Na ndiq në Facebook ose në Twitter në faqet tona zyrtare!

Më të Lexuar :

 
 

Lidhu me Ne

Mund të na gjeni në Facebook, Twitter dhe Google+ për t'u përditësuar me lajmet më të fundit :

FacebookTwitter Google+