A ka Menopauzë për meshkujt?

A ka Menopauzë për meshkujt?

Niveli i testosteronit ka tendencë të bjerë në burrat e moshës së mesme, shpesh duke shkaktuar probleme me gjumin, seksin, peshën dhe humorin. Megjithatë, “menopauza e burrave” mbetet vetëm mit? 

Shumica e meshkujve, teksa mplaken, kanë fatin të ngjasojnë me simpotmat e grave të tyre në menopauzë. Ata fillojnë të shtojnë peshë që e kanë vështirë për ta hequr, kanë problem me gjumin, humbasin interes në seks, përjetojnë ndryshime të befta humori dhe ndihen të lodhur e të mërzitur. Nuk ka se si të jetë menopauzë, apo jo?

Gjithnjë e më shumë kërkues kanë filluar të bien dakort se renia natyrale e testosteronit në burra është si rezultat e një bashkësie simptomash të njohura si “sulm i vonuar i hipogonadizmit”, e cila referohet shpesh si menopauza mashkullore ose andropauzë.

Ashtu si niveli i hormoneve të estrogenit dhe progesteronit bie në të dyzetat dhe të pesëdhjetat e femrave edhe niveli i testosteronit bie me kalimin e kohës tek meshkujt. Meshkujt përjetojnë një rënie të vogël që prej moshës 30 vjeçare. Nga të 40-at deri në të 50-at, 3 përqind e meshkujve kanë defiçit të testosteronit dhe deri në të 70-at rreth 50 përqind.

Efektet e Menopauzës të meshkujve

Dr. Morley, professor në Universitetin e Mjeksisë të Saint Louis Sh.B.A, tregon se jot ë gjithë burrat përjetojnë ndonjë simptomë specifike, por vetëm gjysma e tyre.

Kur gratë kalojnë në menopauzë, ato e humbasin pjellorinë e tyre. Ndërsa meshkujt janë ende pjellorë gjatë dhe pas menopauzës mashkullore, ata shpesh herë përjetojnë probleme seksuale, lodhje të shpejtë dhe depression. Gjithashtu, osteoporozë, humbje të muskujve dhe brishtësi.

Krahas këtyre simptomave, rezultatet e kërkimeve të ndryshme kanë treguar se “andropauza” mund të lidhet me një sërë problemesh shëndetsore, duke përfshirë këtu obezitetin, diabetin dhe tensionin e lartë të gjakut.

Kur duhet shkuar te Doktori

Morley na tregon se meshkujt të cilët përjetojnë simptomat e testosteronit të ulët, si mungesa e entuziasmit për seks, ereksione të buta, lodhje, rënie në performancën atletike, sjellje “gërnjare” ose rritje të befta të temperaturës duhet të flasin me doktorin e tyre.

Në rast se doktori juaj dyshon se keni rënie të testosteronit, mjafton të kryeni një analizë të thjeshtë gjaku. Niveli i testosteronit është më i lartë në orët e mëngjesin, prandaj edhe analiza është mirë të kryhet në orët e para të ditës.

Në rast se analiza juaj është positive, atëherë në varësi të simptomave vizita e rradhës është tek endokrinologu ose urologu.

Testosteroni për Menopauzën e Meshkujve

Andropauza mund të trajtohet me testosterone. Qëllimi i terapisë me testosterone është të rrisë sasinë e testosteronit në gjak në mënyrë që të përmirësohet oreksi seksual dhe ereksionet, të ketë më shumë energji dhe mirëqënie të përgjithshme shëndetsore. Nuk lihen mënjanë, përmirësimi i humorit, ulja e dhjamit dhe shtimi i muskujve dhe forcimi i kockave.

Ka një numër të ndryshëm terapish me suplemente testosterone, si psh njeksionet që merren çdo dy javë, çirota ditore, xhel ditor dhe tablet ditore që treten tek mishrat e dhëmbëve.

Ka disa risqe lidhur me trajtimet e sipërpërmendura prandaj është i nevojshëm konsultimi me mjekun tuaj. Terapia e testosteronit nuk duhet bërë nga meshkujt me kancer të prostatës apo hiperplazi beninje të prostatës.

Gjithashtu, terapia me testosteron duhet ndjekur nga afër prej mjekut tuaj sepse disa nga efektet anësore mund të përshijnë : ishemi, mpiksje e gjakut dhe acarime të lëkurës.

Më të Lexuar :

 
 

Lidhu me Ne

Mund të na gjeni në Facebook, Twitter dhe Google+ për t'u përditësuar me lajmet më të fundit :

FacebookTwitter Google+