Kanceri Testikular

Kanceri TestikularKanceri testikular është një kancer që zhvillohet në testikuj, pjesë e sistemit riprodhues tek meshkujt. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, çdo vit diagnostikohen ndërmjet 7 500 deri në 8000 raste me kancer testikular çdo vit. Në Britani rreth 2000 meshkuj diagnsotikohen çdo vit.

Gjatë jetëgjatësisë së tij, rreziku i një mashkulli për kancer testikular është diçka pranë 0.4%. Megjithatë është kanceri më i zakonshëm tek meshkujt e moshës 20 deri në 39 vjeç, ndërsa në raste shumë të rralla është hasur edhe nën 15 vjeç.

Sidoqoftë, kanceri testikular, është lloji i kancerit që ka një ritëm shërimi me rreth 90% të rasteve dhe thuajsë 100% kur ai nuk është përhapur. Edhe në rastet e kancerit malinj ( që shpërhapet ) kemoterapia moderne ka një ritëm shërimi me 80% të rasteve.

Jo të gjitha ghëndrat në testikul janë tumore dhe jo të gjithë tumoret janë malinj. Ka disa raste klinike, psh ciste epididiemal, shtojca testesh apo mikrolitaza testikulare, të cilat mund të jenë të dhimbshme por jo kancerogjene.

Shenja dhe Simptoma

Një nga shenjat e para të kancerit testikular është një enjtje ose një gungë në teste. Rekomandohej se vizitat për kancer testikular të bëhen në rutina asimpomatike për adoleshentët dhe të rriturit, që do të thotë së meshkujt nuk kanë nevojë të shkojnë rregullisht në perioda të rregullta kontrolli. Kjo praktike inkurajohej në të shkuarën por prova shkencore të sotme tregojnë se kontrolli rutinë për kancer testikular nuk ka efekte anësorë apo rritje vdekshmërie. Megjithatë, këshillohen të gjithe meskujt të kontrollojnë vetë testikujt e tyre një herë në muaj, sidomos ata që kanë histori kanceri në familje.

Simptomat mund të përfshijnë edhe këto :

  • Një gungë në njërën prej testeve e cila mund ose mund të mos shkaktojë dhimbje
  • Një dhimbje e mprehtë ose si mpirje në pjesën fundore të abdomenit ose në qeskën e testikujve
  • Një ndjesi që shpesh herë përshkruhet si "rëndim" në qeskën e testikujve
  • Zmadhim i gjoksit prej efekteve hormonale e beta-hCG
  • Dhimbje të fundshpinës sepse tumori është shpërhapur dhe ka prekur nyjet limfatike

Nuk është shumë e zakonshme për kancerin testikular të përhapet në organe të tjera, përveç mushkërive, megjithatë, në rast se ka ndodhur, simptomat e më poshtme mund të shfaqen :

  • Frymëmarrje e shkurtër, kollë ose kollë me gjak
  • Gunga në qafë si pasojë e metastazës në nyjet limfatike

Difektet gjenetike

Shumica e qelizave të tumorëve të këtij kanceri kanë shumë kromozome, dhe shumica e tyre janë triploide deri në tetraploide. Zakonisht në 80% te rasteve kromozomi i 12-të gjendet me materjale shtesë ose ka pësuar një tjetër lloj amplifikimi të gjenomit.

Trajtimi

  • Trajtimi fillestar për kancerin testikular është heqja me kirurgji e testikulit të prekur. Edhe pse është e mundur, në disa raste, të hiqet kanceri nga testi pa prekur testikulin kjo gjë thuajse nuk bëhet ndonjëherë sepse ky testikul ka predispozita për të krijuar përsëri tumore.
  • Shkëputja Retroperitoneale e Nyjeve Limfatike. Në një operacion të dytë ndërhyet pikërisht tek këto nyje për të ulur riskun e kancerit testikular malinj. Kjo teknikë ka ritme të larta kurimi por bie ndesh me çmimin e operacionit si edhe nivelin e lartë të ekspertizes që kërkohet për ndërhyrje kaq delikate. Për meshkujt që nuk kanë fëmijë, tregohet kujdes i veçantë që të mos preken nervat e ejakulimit.
  • Trajtime ndihmëse. Meqënëse kanceri testikular mund të shpërhapet, pacientëve zakonisht u jepet edhe trajtim ndihëms si kemoterapi dhe radioterapi, për të vrarë qelizat kancerogjene të cilat mund të jenë jashtë zonës së prekur. Lloji i terapisë ndihmëse varet shumë nga histologjia e tumorit dhe nga faza deri ku ishte zhvilluar kanceri në çastin e operacionit.Nëse kanceri nuk është zhvilluar shumë, kemo dhe radio terapia mund të shmanget megjithatë pacientët duhet të bëjnë analiza të rregullta gjaku dhe skanime me rreze X për një farë kohe.

Pjelloria

Një mashkull me një testikul të mbetur mund të vazhdojë të ketë një jetë normale sepse testi i mbetur mban peshën e prodhimit të testosteronit dhe zakonisht siguron edhe pjellori. Megjithatë, është e rekomandueshme që të krijohet një bankë e spermës për meshkujt e rinj që duan të kenë fëmijë në të ardhmen përpara operacionit në rast se pas ndërhyrjes ka probleme me nivelet hormonale. Më pask se 5% e personave me kancer testikular pas trajtimit të parë shfaqin një të dytë. Një mashkull që humbet të dy testikujt do i duhet të marrë suplemente hormonesh rregullisht dhe ka për të qënë i shterpë por përveç këtyre mund të jetojë një jetë normale.

Më të Lexuar :

 
 

Lidhu me Ne

Mund të na gjeni në Facebook, Twitter dhe Google+ për t'u përditësuar me lajmet më të fundit :

FacebookTwitter Google+