5 gjëra që mund të shkaktojnë thatësinë vaginale

Femer e Shqetesuar

Ka shumë shkaktarë te mundshëm të dukurisë së njohur si vaginë e thate, që përfshijnë ndryshimet hormonale, irritimi ndaj pecetave menstruale ,madje edhe ankthi. Ja ç’duhet bërë për të shmangur seksin e dhimbshëm të shkaktuar nga mungesa e lubrifikimit të vaginës.

Shkaqet e thatësisë vaginale variojnë nga faktorë fiziologjikë, si ndryshimet hormonale apo efektet anësore të medikamenteve të ndryshme, e deri te problemet emocionale dhe psikologjike, si mungesa e dëshirës apo ankthi. Fatmirësisht ka po aq mënyra për lehtësimin e thatësisë vaginale sa ka shkaqe të kësaj dukurie.

Hapi i parë në mjekimin e thatësisë vaginale është të zbulosh se cili është faktori që po e shkakton atë, sidomos nëse pasoja është seksi i dhimbshëm. Ka disa faktorë që mund të sjellin mungesën e lubrifikimit të vaginës:

  • Ndryshimi hormonal

    Një ndër shkaqet më të shpeshta të thatësisë vaginale është rënia e sasisë së estrogjenit gjatë menopauzës, para menopauzes, pas lindjes së fëmijës ose gjatë ushqyerjes së tij me gji. Gjithashtu edhe mjekimet e kancerit si kimioterapia, apo seancat e rrezatimit në kockën e legenit ndikojnë në sasinë e ulët të estrogjenit dhe në pakësimin e lubrifikimit të vaginës.

    “Estrogjeni është ai që e mban të shëndetshme vaginën” shprehet Irvin Goldshtajn, mjek, drejtor i departamentit të Mjekësisë Seksuale në spitalin Alvarado, në San Diego, Kaliforni.

  • Medikamentet

    Mjekimet ndaj të ftohtit, alergjive apo azmës, të cilat përmbajnë antihistaminë, mund të shkaktojnë thatësi në trup dhe për pasojë, edhe zvogëlim të lubrifikimit të vaginës.

  • Mungesa e eksitimit

    Në disa raste thatësia vaginale mund të shkaktohet nga mungesa e eksitimit ose nga problemet seksuale me partnerin.”Nëse partneri juaj ka një performancë të pakënaqshme dhe derdhje të parakohshme, atehere kjo gjë mund të jetë shkaku i thatesise vaginale” thotë Dr.Goldshtajn.

  • Irrituesit

    Disa femra janë alergjike ndaj kimikateve të sapunit, produkteve të higjienës, bojërave dhe parfumeve. “Shumë femra kanë alergji ndaj detergjentëve dhe sapunëve” shprehet Goldshtajn. “Mund të ketë substanca irrituese edhe në të mbathura ose në peshqire. Madje disa nxitës të alergjisë mund të jenë lubrifikantët apo objektet që vendosen në vaginë.” shton ai.

  • Ankthi

    Faktorë emocionalë dhe psikologjikë si stresi dhe ankthi gjithashtu mund të shkaktojnë mungesë të dëshirës seksuale dhe për pasojë thatesinë vaginale. Kjo dukuri vjen si rezultat i një kohe të gjatë pa lubrifikim natyral të organit seksual. “Kur një femër është e stresuar ka pamjaftueshmëri të qarkullimit të gjakut”, thotë Goldshtajn, ”ndaj ajo do ketë thatësi.”

Si të parandalojmë dhe mjekojmë thatësinë vaginale

Mjekimi i thatësisë vaginale varet nga faktori që e ka shkaktuar atë. Gratë të cilat vuajnë nga mungesa e lubrifikimit të vaginës si pasojë e ndryshimeve hormonale, mund ta kurojnë atë me anë të terapisë me estrogjen.

Në shumicën e rasteve mjekët këshillojnë mjekime lokale, si injektime të estrogjenit në vaginë. Për rastet e tjera, sidomos për femrat që përveç thatësisë së vaginës kanë edhe afshe të nxehta, një zgjidhje e mirë do ishin mjekimet orale ose një bandazhë/ngjitëse që vendoset në lëkurë dhe që çliron estrogjen në gjithë trupin. Megjithatë mund të përdoren të dyja mënyrat e përmëndura më sipër, për një mjekim sa më të efektshëm të thatësisë vaginale. ”Trajtimet lokale me estrogjen që futen në vaginë në formën e një unaze, topthi ose kremi, mund t’i bashkohen mjekimeve që veprojnë në gjithë organizmin për të rritur nivelet e estrogjenit në trupin tonë”, shprehet Goldshtajn.

Megjithatë ekzistojnë edhe të tjera mënyra, përveç kurës me estrogjen, që sjellin lehtësim, sidomos nga seksi i dhimbshëm:

  • Lubrifikantët

    “Ka shumë lubrifikantë që mund të ndihmojnë për thatësinë vaginale”, thotë Goldshtajn. Shumë prej tyre përfshijnë prodhime me përbërës silikoni, vaji dhe uji. Lubrifikantët zakonisht përdoren për ta bërë aktin seksual më të rehatshëm dhe nuk mund të konsiderohen si mjekim i përhershëm ndaj thatësisë vaginale.

  • Kremërat hidratues

    Hidratuesit e panumërt të vaginës mund të jenë një mënyrë e efektshmë për të pakësuar thatësinë vaginale për ditë me radhë. Për këtë mjafton një aplikim i vetëm.”Agjentët hidratues ndihmojnë në shtimin e ujit të indeve vaginale”, thotë Goldshtajn.

Thatësia vaginale është një problem shqetësues që haset shpesh, por ka shumë mënyra për ta luftuar atë. Nëse mungesa e lubrifikimit është duke ju shkaktuar seks të dhimbshëm, mos hezitoni të këshilloheni me mjekun tuaj për të gjitha trajtimet e mundshme

Artikujt më të Lexuar :

 
 

Glauko!

Akt seksual jo të natyrshëm do të quaja atë që askush nuk e bën dot. - Alfred Kinsey

Unë nuk e di pyetjen, por seksi është me siguri përgjigja. - Woody Allen

Çdo gjë në botë lidhet me seksin, përveç seksit, seksi lidhet me pushtetin! - Oscar Wild

Lidhu me Ne

Mund të na gjeni në Facebook, Twitter dhe Google+ për t'u përditësuar me lajmet më të fundit :

FacebookTwitter Google+

The Photography of Vasil Bituni

Ky artikull mbështet nga The Photography of Vasil Bituni

Glauko.al falenderon Pre-Born për ndihmën e paçmueshme në Social Media Marketing. E rekomandojmë këtë zyrë për këdo që kërkon profesionalizëm dhe dinamikë të vazhdueshme!