Femrat e eksituara, të papërmbajtura!

a

Seksi në masë të gjërë mendohet si diçka vulgare. Për shkak të aromave dhe lëngjeve trupore jo fort të kënaqshme të cilat shkëmbehen para - mbrapa, për disa biologë është një mrekulli e vogël se si njerëzit vendosën të kryejnë marrëdhënie seksuale.

Megjithatë, shkencëtarë nga Hollanda kohët e fundit kanë vënë re se vullneti ynë për të kryer akte seksuale pavarsisht faktorit "e shpifur" mund të jetë si pasojë e një mekanizmi psikologjik i cili përkohësisht ul ndjenjat e neverisë gjatë seksit, të paktën për femrat.

Studimi, i cili u krye nga Çarmein Borg dhe Piter de Jong, përfshinë, midis shumë gjërash, 90 femra, porno të butë, vibratorë, lubrifikantë, kukulla vudù dhe një got lëng frutash me insekte brenda. Edhe pse kjo mund të duket si nje garë "Live" ne TV për të fituar ndonjë çmim, ky ishte një studim serioz shkencor. Neveria është një mekanizëm mbrojtës i zhvilluar i cili i shtyn njerëzit të shmangin gjëra që mund të shkaktojnë ndotje; po pse njerëzit nuk e kanë probleme të shëmbejnë salivë, djersë, farë dhe aroma të tjera trupore është një pyetje që i mahnit psikologët.

Për të kuptuar se çfarë po ndodhte, kërkuesit i ndanë femrat në tre grupe: ato që mund të eksitoheshin, prej veglave të lartëpërmendura, ato që nuk mund të eksitoheshin dhe grupi i tret ishte një grup i përzier. Pasi etiketoheshin, femrave iu dhanë disa detyra sjelljeje, si përshembull të fshinin duart me një pecetë të përdorur, të pinin lëng nganjë gotë me insekte brenda (të dyja këto ishin false por individëd nuk e dinin), të vendosnin lubrifikant mi vibrator, të preknin prezervativë të përdorur (false). Atyre gjithashtu ju dhanë edhe detyra morale, si përshembull të ngulnin një thikë një kukullë vudù ndërsa mendonin për një person që e urrenin ose të përqafonin bluzën e një pedofili (false).

Qëllimi ishte të krijohej një bashkësi situatash në të cilat kërkuesit mund të matnin ndikimin e eksitimit seksual mbi ndjenjat e neverisë dhe për të parë nëse disa sjellje të veçanta do të shmangeshin.

Ajo çka Borg dhe De Jong zbuluan ishte se femrat e eksituara seksualisht ishin më të "lira" kundrejt sjelljeve të neveritshme se sa të tjerat. Ato gjithashtu shfaqën një sjellje më të pakujdeshme edhe kundrejt provave morale. Grupi i "të eksituarave" shënoi pikët më të larta në të gjitha provat, krahasuar me dy grupet e tjera.

Përfundimet tregojnë qartazi se ka një lidhje midis eksitimit seksual dhe uljes së ndjenjës se neverisë, të paktën te femrat. Edhe pse nuk është shumë e qartë në studim, por ata thanë se e njëjta gjë ndodh edhe për meshkujt.

Ky studim, gjithashtu, shërbeu edhe për të hapur rruge trajtimit të femrave të cilat kanë disfunksione seksuale. Ka shumë gjasa që femrat që nuk e pëlqejnë seksin apo edhe neveriten mund të jetë si shkak e mos eksitimit të duhur seksual, ose mekanizmi i tyre për uljen e neverisë mund të jetë i "dëmtuar".

  Të pëlqen glauko.al? Dëshiron të lajmërohesh sapo të dalë një artikull i ri? Na ndiq në Facebook ose në Twitter në faqet tona zyrtare!

Artikujt më të Lexuar :

 
 

Glauko!

Akt seksual jo të natyrshëm do të quaja atë që askush nuk e bën dot. - Alfred Kinsey

Unë nuk e di pyetjen, por seksi është me siguri përgjigja. - Woody Allen

Çdo gjë në botë lidhet me seksin, përveç seksit, seksi lidhet me pushtetin! - Oscar Wild

Lidhu me Ne

Mund të na gjeni në Facebook, Twitter dhe Google+ për t'u përditësuar me lajmet më të fundit :

FacebookTwitter Google+

The Photography of Vasil Bituni

Ky artikull mbështet nga The Photography of Vasil Bituni

Glauko.al falenderon Pre-Born për ndihmën e paçmueshme në Social Media Marketing. E rekomandojmë këtë zyrë për këdo që kërkon profesionalizëm dhe dinamikë të vazhdueshme!