Orgazma te Femrat

Orgazma te Femrat

Femrat mund të arrijnë orgazmën me anë të mënyrave dhe teknikave të ndryshme të stimulimit.

Orgazma femërore vazhdon të jetë subjekt për debate të forta shkencore. Ekspertët janë në mëdyshje mbi mënyrat e ndryshme se si një femër mund të arrijë në orgazëm, si dhe për gjërat që mund ta parandalojnë atë. Kur femrat arrijnë orgazmën, ka ndryshim fiziologjik në të gjithë trupin, një eksperiencë e tipit nga “koka tek këmbët”.

Si e arrijnë orgazmën femrat?

Ato e arrijnë orgazmën me anë të një procesi me katër hapa:

Eksitimi

Femra fillon ose miraton seksin, ndërkohë që fillon ajo e gjen veten duke u fokusuar kryesisht në stimulimin seksual. Gjaku fillon të vërshojë në klitori, vaginë e thitha dhe krijon një skuqje seksuale të plotë të trupit. Zemra rreh më fort dhe presioni i gjakut rritet.

Pllaja

Tensioni seksual krijon një shenjë paralajmëruese për orgazmën. Një e treta e pjesës së jashtëme të vaginës zmadhohet në mënyrë të dukshme, duke krijuar “platformën orgazmike”. Fokusimi në stimulin seksual nxjerr në pah të gjitha ndjesitë e tjera. Rrahjet e zemrës, tensioni i gjakut dhe frymëmarrja vazhdojnë të rriten.

Orgazma

Një seri kontraktimesh ritmike ndodhin në mitër, vaginë dhe në muskujt e legenit. Tensioni seksual i shkaktuar nga akti seksual çlirohet dhe muskujt e trupit mund të kontraktohen. Një ndjesi ngrohtësie buron nga legeni dhe shpërhapet në të gjithë trupin.

Shpërbërja

Trupi relaksohet, me gjakun që rrjedh tutje organeve seksuale të fryra. Rrahjet e zemrës, tensioni i gjakut dhe frymëmarrja kthehen në normalitet.

Stimulimi dhe orgazma femërore:

Femrat janë të bekuara me nje trup që u lejon të arrijnë në orgazëm më shumë se në një mënyrë.

  • Stimulimi klitorial është përshkruar të jetë rruga e sigurtë drejt orgazmës. Disa ekspertë mendojnë se stimulimi klitorial është afërsisht analog me orgazmën mashkullore, ku ka inde që erektohen, ka një clirim, dhe mbas clirimt nuk është e rehatshme të vazhdosh.
  • Disa femra mund të arrijnë orgazmën nga stimulimi vaginal. Specialistët quajnë pikën G, një vend të ndodhur në murin e sipërm të vaginës 3 ose 6 cm mbrapa kockës pubike. Prapëseprapë ekzistenca e tij nuk është provuar të jetë tek të gjitha femrat.
  • Femrat kanë arritur të arrijnë orgazëm nga stimulimi i gjoksit dhe pjesëve të tjera të trupit, ose nëpërmjet përdorimit të shëmbëlltyrave seksuale pa asnjë prekje. Kërkuesit kanë gjetur një rrugë nervore jashtë shtyllës kurrizore, midis nervit ndijor vagus, që do ta çojë femrën në një orgazëm nëpërmjet ndjesive të transmetuara direkt nga truri.

Problemet për të arritur orgazmën:

Ka probleme fizike që mund ta mbajnë larg një femër nga arritja e orgazmës, por shumë nga arsyet që e bllokojnë këtë përfshijnë psikikën femërore. Një femër mund të mos jetë e aftë ta lërë veten të lirë dhe të fokusohet totalisht në stimulimin seksual sepse është duke provuar ndjesi frike, faji, shpërqëndrimi, ankthi ose humbje kontrolli. Mjekët dhe terapeutët e seksit përdorin lloje të ndryshme terapie për të ndihmuar femrat që të kapërcejnë këto pengesa në orgazëm. Mastrubimi direkt, edukimi seksual dhe terapia mbi sjelljen janë disa nga mjetet që një femër mund të provojë në qoftë se ajo nuk mund të arrijë orgazmën. Femrat mund edhe të duan të provojnë një vibrator për të siguruar rritjen e stimulimit klitorial, ose një penis fals i prodhuar enkas për një stimulim sa më të mirë të pikës G.

  Të pëlqen glauko.al? Dëshiron të lajmërohesh sapo të dalë një artikull i ri? Na ndiq në Facebook ose në Twitter në faqet tona zyrtare!

Artikujt më të Lexuar :

 
 

Glauko!

Akt seksual jo të natyrshëm do të quaja atë që askush nuk e bën dot. - Alfred Kinsey

Unë nuk e di pyetjen, por seksi është me siguri përgjigja. - Woody Allen

Çdo gjë në botë lidhet me seksin, përveç seksit, seksi lidhet me pushtetin! - Oscar Wild

Lidhu me Ne

Mund të na gjeni në Facebook, Twitter dhe Google+ për t'u përditësuar me lajmet më të fundit :

FacebookTwitter Google+

The Photography of Vasil Bituni

Ky artikull mbështet nga The Photography of Vasil Bituni

Glauko.al falenderon Pre-Born për ndihmën e paçmueshme në Social Media Marketing. E rekomandojmë këtë zyrë për këdo që kërkon profesionalizëm dhe dinamikë të vazhdueshme!