Infeksionet e Traktit Urinar

Infeksionet e Traktit Urinar

Infeksioni i Traktit Urinar (ITU) është një nga me të zakonshmit, në SH.B.A diagnostikimet me këtë infeksion janë mesatarisht 8.5 milionë në vit. Femrat janë më të rrezikuara se sa meshkujt, më së shumti sepse uretra e fermave është më e shkurtër se e meshkujve duke ia lehtësuar baktereve rrugën për në fshikëzën e urinës. Statistikisht një në pesë femra do të ketë një ITU gjatë jetës së saj.

 

ITU: Si ndodh

Infeksionet e traktit urinar ndodhin atëherë kur bakteret futen dhe shumohen në organet e traktit urinar si uretra, fshikëza e urinës dhe veshkat. Zakonisht këto baktere vijnë nga aparati tretës dhe sulmojnë nëpërmjet uretrës, tub i brendshëm i cili zbraz fshikëzën e urinës gjatë urinimit.

Infeksioni fillon në uretër dhe vazhdon me thellë. Shumica e ITU-ve zbulohen dhe trajtohen kur shkaktohet infeksioni i fshikëzes. Megjithatë, disa ITU janë edhe më të rënda pasi prekin veshkat.

Pjesa me e madhe e ITU-ve shkaktohen nga një tip bakteri Escherichia coli, që ndodhet rëndomë në zorrën e trashë. Mikroorganizma seksualisht të transmetueshme si klamidia dhe mikoplazma gjithashtu janë të njohura si shkaktare e ITU.

Një ITU mund të ndodhë gjithashtu në rast se :

  • Fshikëza nuk zbrazet plotësisht gjatë urinimit, duke i lënë vend baktereve për tu shtuar në urinën e mbetur.
  • Një diafragëm shtyn uretrën duke e bërë të vështirë zbrazjen e plotë të fshikëzës.
  • Një mashkull ka një prostate të zmadhuar duke e ndaluar fshikëzën të zbrazet plotësisht.

ITU : Simptomat e zakonshme

Të paturit e një infeksioni të traktit urinar mund të jetë e dhimbshme. Ju mund të ndjeni :

  • Një ndjesi djegieje gjatë urinimit
  • Nevojën për të urinuar shpesh
  • Nevojën për të shkuar në banjë por e keni të pamundur të urinoni
  • Një dhimbje e vazhdueshme në pjesën e poshtme të barkut

Gjithashtu, urina juaj mund të ndryshojë duke u bërë me erë të rëndë, më e errët, si e turbullt ose edhe me gjak.

ITU : Diagnoza e vonuar dhe Trajtimi

Në rast se një ITU arrin deri tek veshkat tuaja atëherë përveç problemeve të mëparshme ju do të keni edhe :

  • Temperaturë të Lartë
  • Të dridhura
  • Pështjellime
  • Dhimbje të Mesit

Infeksionet e veshkave kërkojnë një kohëzgjatje më të madhe për t’u trajtuar dhe në disa raste kërkojnë edhe shtrimin në spital.

ITU: Diagnoza e hershme dhe Trajtimi

ITU-të zakonisht tjatohen me antibiotikë që zgjasin për një ose dy javë. Nëse infeksioni kthehet sërish doktori juaj duhet të kryejë më shumë analiza për të parë nëse ka faktorë të tjerë që duhen mënjanuar. Disa nga testet shtesë, pra përveç atij standard të urinës, përfshijnë :

  • Një pielogramë intravenal, pra bojë speciale e injektuar në trup dhe skanim me rreze X për të parë më mirë veshkat, fshikëzën e urinës, uretrën etj.
  • Një test me ultratinguj i cili përdor tingujt për të krijuar imazhe të traktit të urinës.
  • Një test cistoskopik në të cilin një tub i hollë futet në uretër për t’i mundësuar doktorit tuaj që të shikojë brenda fshikëzës tuaj.

Meshkujt mund edhe të kryejnë teste rektale për të parë nëse ka apo jo zmadhim të prostatës. Në rast se mendoni se keni një ITU vizitohuni sa më shpejt tek mjeku juaj.

Më të Lexuar :

 
 

Lidhu me Ne

Mund të na gjeni në Facebook, Twitter dhe Google+ për t'u përditësuar me lajmet më të fundit :

FacebookTwitter Google+