Sifilizi

Treponema Pallidum

 

Çfarë është Sifilizi?

Sifilizi është një sëmundje seksualisht e transmetueshme e shkaktuar nga bakteri Treponema Pallidum. Sifiliz mund të shkaktojë ndërlikime afatgjata dhe/ose vdekje në rast se nuk kurohet si duhet.

Si mund të infektohesh me Sifiliz

Sifilizi tranmetohet nga personi në person prej kontaktit direkt me plagët e sifilizit. Këto plagë zakonisht shfaqen në zonën gjenitale, brenda në vaginë, anus ose në rektum. Plagët gjithashtu mund të dalin në buzë ose brenda në gojë. Sifilizi mund të transmetohet gjatë seksit vaginal, anal ose oral. Femrat shtatzanë të infektuara mund t'ja kalojnë sëmundjen fëmijës. Koha mesatare midis çastit të kontaktit dhe shfaqjes të simptomës së parë është 21 ditë, por kjo varion nga 10 deri në 90 ditë.

Cilat janë simptomat tek të rriturit?

- Faza Fillestare

Shfaqja e një plage të vetme shënon fillimi e fazës të parë, fillestare. Plagët shfaqen në zonën kku sifilizi ka hyr në trup. Ato janë zakonisht në formë rrethore, të forta dhe pa dhimbje. Meqënëse plaga është pa dhimbje është e lehtë të mos vihet re. Këto plagë zgjasin nga 3 deri në 6 javë dhe shërohen pavarsisht nëse një person merr apo jo kura. Në rast se ju nuk merrni barnat e duhura tani, sëmundja kalon në fazën e dytë.

- Faza Dytësore

Skuqje të lëkurës ose plagë në gojë, vaginë apo anus shënojnë fillimin e fazës së dytë. Zakonisht kjo fazë fillon një apo më shumë skuqje në pjesë të ndryshme trupore. Skuqjet e lidhura me sifilizin mund të shfaqen gjatë kohës që plaga fillestare shërohet ose disa javë më vonë pasi ajo është shëruar. Kjo skuqje zakonisht nuk shkakton kruarje. Ato mund të shfaqen si pika të kuqe ose në të kafenjtë dhe janë të ashpra, nën duar ose nën shputat e këmbëve. Megjithatë, pamja e skuqjes mund të jetë e ndryshme në pjesë të tjera trupore.

Enjtje të mëdha, të fryra në gri ose ngjyrë të bardhe mund të shvillohen në zona të ngrohta dhe me lagështirë, si goja, sqtulla ose zonën gjenitale. Në disa raste, skuqjet e sifilizit janë aq të dobëta sa nuk dallohen. Simptoma të tjera të sifilizit në fazën e dytë përfshijnë ethe, nyje limfatike të enjtura, humbje flokësh me zona, dhimbje koke, humbje peshe, dhimbje muskujsh dhe lodhje. Simptomat e sifilizit sekondar largohen me ose pa trajtim. Në rast se nuk kuroheni në këtë fazë sëmundja do të vazhdojë në fazën fundore.

- Faza Fundore

Faza fundore, e fshehur, e sifilizit fillon kur simptomat e fazës fillestare dhe dytësore zhduken. Pa trajtim, personi i infektuar vazhdon të ketë sifiliz edhe pse nuk ka shënja apo simptoma. Kjo fazë fundore mund të zgjasë për vite me rradhë.

Thuajse 15% e njerëzve që nuk janë trajtuar për sifiliz kapin fazën fundore, e cila mund të shfaqet 10 ose 30 vjet pasi ka filluar infeksioni. Simptomat e fazës fundore të sifilizit përfshijnë vështirësi në koordinimin e lëvizjeve muskulore, paralizë, mpirje, verbëri dhe çmenduri. Sëmundja dëmton trurin, nervat, sytë, zemrën, enët e gjakut, me vdekje

Si diagnostikohet Sifilizi?

Një analizë gjaku është mënyra më e zakonshme për të parë nëse dikush është i infektuar me sifiliz. Pak pas infektimit, trupi prodhon antitrupat e sifilizit të cilat mund të kapen nga një anazlisë e saktë dhe e sigurtë e gjakut.

Disa mjek mund të diagnostikojnë sifilizin me ndihmën e një mikroskopi special i quajtur mikroskopi me fush të errët mbi plagën e fazës fillestare. Bakteret duken qartazi me këtë lloj mikroskopi nëse jeni të infektuar.

Si trajtohet/kurohet Sifilizi?

Nuk ekzistojne kura popullore, apo trajtime periodike për sifilizin. Ai mund të kurohet me antibiotikët e duhur nga mjeku juaj. Kura vret bakteret e sifilizit dhe parandalon dëmtime të mëtejshme, pra nuk mund të shërohen dëmet e bëra.

Është e qartë se personat e infektuar me sifiliz nuk duhet të bëjnë seks derisa të shërohen plotësisht. Dhe është detyrë morale të lajmërojë partnerët e tij seksual që të shkojnë të kryejnë analizat.

Si mund të parandalohet Sifilizi?

Përdorimi i vazhdueshëm dhe i saktë i prezervativëve të lateksit është një mënyrë e mirë, por vetëm në rast se plaga e fazës fillestare është e mbuluar. Sifilizi është një sëmundje e cila është vështirë të mos transmetohet në rast se kryeni vazhdimisht marrëdhënie. Mirë është që me të patur shenjat e para, të ndaloni aktivitetin tuaj seksual dhe të filloni trajtimin menjëherë. Mund të jetë ndihmë edhe larja mirë e gjenitaleve, të urinoni pas seksit dhe për femrat të përdorin sapunë intimo, por kjo nuk garanton mbrojtje 100%.

Sifilizi nuk është sëmundje që kalohet vetëm një herë. Ju mund të infektoheni vazhdimisht, po aq herë sa kryeni marrëdhënie me persona të infektuar. Plagët e para të sifilizit mund të shfaqen në zona jo të dukshme, prandaj testimi i rregullt është i këshilluar.

  Të pëlqen glauko.al? Dëshiron të lajmërohesh sapo të dalë një artikull i ri? Na ndiq në Facebook ose në Twitter në faqet tona zyrtare!

Artikujt më të Lexuar :

 
 

Glauko!

Akt seksual jo të natyrshëm do të quaja atë që askush nuk e bën dot. - Alfred Kinsey

Unë nuk e di pyetjen, por seksi është me siguri përgjigja. - Woody Allen

Çdo gjë në botë lidhet me seksin, përveç seksit, seksi lidhet me pushtetin! - Oscar Wild

Lidhu me Ne

Mund të na gjeni në Facebook, Twitter dhe Google+ për t'u përditësuar me lajmet më të fundit :

FacebookTwitter Google+

The Photography of Vasil Bituni

Ky artikull mbështet nga The Photography of Vasil Bituni

Glauko.al falenderon Pre-Born për ndihmën e paçmueshme në Social Media Marketing. E rekomandojmë këtë zyrë për këdo që kërkon profesionalizëm dhe dinamikë të vazhdueshme!