Klamidia

Bakteri i Klamidias

Klamidia është një sëmundje seksualisht e transmetueshme (SST) shumë e zakonshme dhe me rrezikshmëri të lartë për të shkaktuar shterpësi. Shumë njerëz që janë të infektuar me klamidia nuk kanë simptoma.

 

Nëse jeni seksualisht aktivë dhe nuk e dini se çfarë është klamidia bëni mirë të informoheni. Klamidia është një SST e zakonshme dhe ka mundësi të përkeqsohet rëndë në heshtje. Klamidia është sëmundja seksualisht e transmetueshme më e raportuar por për shkak se mund të infektoheni pa patur simptoma mendohet se ka më shumë raste pa dijeninë e tyre.

Deri në 40 përqind të femrave me klamidia të patrajtuar mund të përfundojnë me sëmundjen inflamatore të zonës së legenit (PID), një sëmundje që mund të shkaktojë shterpësi ose të çojë në një lloj anomalie të shtatzanisë e quajtur shtatzani ektopike. Në një shtatzani ektopike, fetusi fillon të rritet jashtë mitrës, e cila përbën një urgjencë mjekësore.

Femrat që janë shtatzëna dhe bartëse të klamidias mund të infektojnë fëmijët e tyre, duke shkaktuar infeksion të mushkërive apo të syve. Klamidia mund të shkaktojë shterpësi edhe në meshkuj, gjithashtu femrat me klamidia janë pesë herë më të rrezikuara për të marrë virusin HIV. Këto janë arsyet pse trajtimi në kohë të klamidias është aq e rëndësishme.

Klamidia shkaktohet nga një bakter i quajtur Chlamydia Trachomatis. Bakteret përhapen nga kontakti i seksit vaginal, anal ose oral me një partner të infektuar. Sa më shumë partnerë të keni, aq më i lartë është rreziku i infektimit. Sa më shumë të infektoheni, aq më të larta janë gjasat për të zhvilluar PID dhe shterpësi. Klamidia mund të prekë çdo person seksualisht aktiv, por rastet e infeksionit numërohen më të larta tek adoleshentët dhe njëzetë vjeçarët.

Në gatishmëri për Simptomat Klamidias.

Rreth 25 përqind e femrave dhe 50 përqind e njerëzve që marrin një infeksion klamidia shfaqin simptoma. Simptomat e klamidias zakonisht ndodhin ndërmjet një dhe tre javëve pas kontaktit fillestar të bakterit.

Meshkujt mund të kenë sekrecione nga penisi dhe një ndjesi djegieje gjatë urinimit. Simptoma të tjera përfshijnë djegie apo kruajtje në kokën e penisit dhe, më rrallë, dhimbje dhe enjtje të testikujve.

Për femrat simptomat mund të jenë:

  • Sekrecione Vaginale
  • Ndjesia e djegies gjatë urinimit
  • Dhimbje të barkut ose fundshpinës
  • Dhimbje gjatë seksit
  • Pështjellime
  • Ethe
  • Gjakëderdhje ndërmjet mensturacioneve

Si meshkujt edhe femrat që praktikojnë seksin anal mund të kenë dhimbje, gjakëderdhje të zorrës së trashë ose sekrecione.

Si të mbroni veten:

Përderisa shumica e njerëzve me klamidia nuk kanë asnjë simptomë, mënyra më e mirë për të ditur statusin tuaj të infektimit (Pozitiv apo Negativ) është që të vizitoheni nga një profesionist i kujdesit shëndetësor. Diagnostifikimi për klamidia mund të bëhet duke marrë një kampion nga një zonë e infektuar ose me një test të urinës.

Për të parandaluar degradimin e shëndetit tuaj rekomandohet:

  • Testimi për këdo që ka simptomat e klamidia
  • Testimin vjetor për çdo moshë të personave seksualisht aktivë 25 vjeç ose më të rinj
  • Testimin vjetor për këdo mbi moshën 25 që ka një partner të ri seksual ose më shumë se një partner seksual
  • Gratë që ngelen shtatzanë

Lajmi më i mirë në lidhje me këtë sëmundje seksualisht të transmetueshme është se ajo mund të trajtohet lehtë me antibiotikë në formën e hapeve orale. Për të parandaluar infektimin e vazhdueshëm, ju duhet të siguroheni se edhe partneri/ët tuaj seksualë marin kurën e duhur.

Mos bëni seks gjatë kohës që jeni duke marrë barna për trajtimin e klamidias. Mos e anashkaloni faktin nëse jeni shtatzanë apo jo, ka antibiotikë specialë të cilët shërbejnë dhe janë të sigurtë për të mos dëmtuar fetusin. Vizitoni menjëherë mjekun tuaj nëse keni akoma simptoma pas trajtimit. Edhe pse ndiheni më mirë dhe keni ndjekur të gjitha hapat për kurimin e klamdias është mirë të bëni një test tjetër 3 muaj pas përfundimit të kurës.

Mënyra më e mirë për të mbrojtur veten tuaj nga kjo SST është nëpërmjet parandalimit. Përpiquni të keni kontakt seksual me një partner/e besnik/e. Praktikoni seksin e sigurtë duke përdorur prezervativë lateksi gjatë gjithë kontaktit seksual.

Në shoqërinë e sotme çdo gjë ndodh, mos mendoni se të gjithë janë aq të pastër sa thonë. Mësoni mirë cilat janë simpotmat e klamidias dhe testohuni rregullisht. Kurimi në kohë i klamidias mund të shpëtoji cilndo prej jush prej fatit e të mosqenurit baba apo mama.

Artikujt më të Lexuar :

 
 

Glauko!

Akt seksual jo të natyrshëm do të quaja atë që askush nuk e bën dot. - Alfred Kinsey

Unë nuk e di pyetjen, por seksi është me siguri përgjigja. - Woody Allen

Çdo gjë në botë lidhet me seksin, përveç seksit, seksi lidhet me pushtetin! - Oscar Wild

Lidhu me Ne

Mund të na gjeni në Facebook, Twitter dhe Google+ për t'u përditësuar me lajmet më të fundit :

FacebookTwitter Google+

The Photography of Vasil Bituni

Ky artikull mbështet nga The Photography of Vasil Bituni

Glauko.al falenderon Pre-Born për ndihmën e paçmueshme në Social Media Marketing. E rekomandojmë këtë zyrë për këdo që kërkon profesionalizëm dhe dinamikë të vazhdueshme!