Hyrje në : Sëmundje Seksualisht të Transmetueshme & Infeksione Seksualisht të Transmetueshme

Baktere

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme nuk janë diskriminuese, çdokush mund t'i marrë ato.

 

Testimi i rregullt për SST-të është gjithmonë një ide e mire, edhe nëqoftëse je në një lidhje monogame. Një në tre persona ka SST rreth moshës 24 vjeçare, pra shanset janë që një nga ju ose të dy bashkë të jeni ekspozuar ndaj SST-së në jetën tuaj seksuale. Edhe pse mendoni se keni praktikuar gjithmonë seks të sigurtë, realiteti është se seksi nuk është asnjëherë i sigurtë. Lythat dhe herpesi gjenital mund të transmetohen tek ju edhe nëqoftëse përdorni prezervativ, gjithashtu herpesi dhe hepatiti mund të transmetohen nëpërmjet puthjes. Përveç kësaj, simptomat fizike e SST-ve kronike mund të duan vite për t’u shfaqur ose mund të mos bëhen kurrë të dukshme.

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme mund të sfidojnë tek një grua ndjenjën e besimit në trupin dhe seksualitetin e saj, veçanërisht nëse SST-ja është kronike, si rezultat i një virusi që nuk mund të eliminohet kurrë nga trupi; përshembull lythat gjenitalë, herpesi, hepatiti B dhe HIV. Gjykimi ndaj vetes për zgjedhjet e të shkuarës nuk do të ndihmojë asnjë grua të rivendosë përsëri në vend shëndetin e saj seksual . Një jetë seksuale e plotë dhe e kenaqshme është akoma brenda mundësive; do të kërkojë thjesht një bindje ndryshe nga mëparë dhe disa modifikime fizike.

Nëse jeni mabrtës apo jo të një sëmundjeje seksualisht të transmetueshme, një ndërgjegjësim i shëndetshëm i anatomisë suaj seksuale do të ndihmojë për të ngjitur lart një flamur të kuq kur diçka nuk është mirë. Ndonëse jo të gjitha SST-të shkaktojnë simptoma të dukshme, bërja e analizave të regullta është thelbësore, nuk mund të jesh asnjëherë në dijeni totale për trupin tënd. Është e rëndësishme të dish cilat janë shenjat e SST-ve, që të mund të dallosh nëqoftëse e ke një të tillë sa më shpejt të jetë e mundur.

Vaginitisi bakterial
Infeksioni vaginal më i zakonshëm tek gratë në moshën e lindjes së fëmijës, është vaginitisi bakterial. Sado që arsyeja akoma nuk është kuptuar plotësisht, V.B. prish balancin bakterial në vaginën e femrës dhe shkakton një rritje të jashtëzakonshme të bakterive të dëmshme. Simptomat mund të përfshijnë lëshimin e një ere të ngjashme me atë të peshkut, dhimbje, kruajtje dhe djegie. Në shumicën e rasteve, V.B. nuk shkakton asnjë komplikim, por mund të rrisë ndjeshmërinë tuaj ndaj infeksioneve të tjera SST.

Klamidia
Simptomat nga klamidia janë zakonisht jo ekzistente, por sëmundja mund të dëmtojë organet tuaja të riprodhimit dhe mund të shkaktojë sterilitet, nëqoftëse nuk kapet shpejt, prandaj është veçanërisht e rëndësishme të testohesh për SST-të gjatë testit tuaj vjetor gjinekologjik. Klamidia mund të trajtohet dhe kurohet me antibiotikë, por nëqoftëse ju e keni marrë klamidian nga një partner i cili nuk është trajtuar, ju do të vazhdoni të riinfektoheni.

Lythat Gjenitale
Shkaktohen nga tendosja e Virusit Papiloma për Humanë (HPV) , lythat gjenitalë shfaqen si gunga të vogla ngjyrë rozë ose që ngjasojnë si lulelakër, në vulvë dhe në zonën e perineumit. Lythat mund të shfaqen në brendësi, në vaginë dhe në zverk, e cila është një nga arsyet pse është e rëndësishme bërja e një testi vjetor gjinekologjik. HPV mund të rrisi gjithashtu rrezikun e kancerit të qafës së mitrës nëqoftëse lihen të pazbuluar. Siç u përmend më parë, lythat gjenitalë mund të merren edhe nëqoftëse praktikoni seks të sigurtë; ndërkohë që ato nuk mund të kurohen, simptomat mund të trajtohen.

Gonorrea
Shumica e grave nuk përjetojnë asnjë simptomë nga gonorrea, dhe nëse kanë, simptomat mund të përfshijnë dhimbje gjatë urinimit, shkarkimit vaginal të verdhë ose ndonjëherë të përgjakur, dhe gjakderdhje ndërmjet periodave menstruale. Gonorrea infekton qafën, uterusin, tubat falliopanë dhe mitrën, mund të shkaktojnë gjithashtu sëmundjen e legenit inflamator. Në të shumtën e rasteve, gonorrea mund të trajtohet dhe kurohet me antibiotikë.

Herpesi
Ka dy tipe virusesh herpesi: tipi 1, i cili shkakton më shpesh herpesin oral, dhe tipi 2, i cili normalisht shkakton herpesin gjenital. Herpesi oral shfaqet si mpirje e ftohtë ne fytyrë dhe gojë. Herpesi gjenital shfaqet si një xunkth ose si gungë mbi apo rreth e rrotull anusit dhe gjenitaleve, i shoqëruar nga irritime dhe djegie. Xunkthi mund të zhvillohet në flluskë ose plagë në më shumë epidemi të rënda. Ndonjëherë simptomat e ngjashme me të gripit janë gjithashtu prezente, por epidemia herpesit nuk shoqërohet gjithmonë nga simptoma fizike. Numri i epidemive variojnë shumë nga një person në tjetrin, në varësi të fortësisë së virusit dhe zgjedhjeve të jetesës. Disa njerëz përjetojnë një rebelim dhe nuk kanë më tjetër, ndërkohë të tjerë kanë disa rebelime në vit. Një rebelim tipik zgjat nga dy deri në 12 ditë. Simptomat e virusit të herpesit mund të trajtohen me medikamente antivirale, por sëmundja në vetvete nuk kurohet.

Hepatiti B
Hepatiti B eshte një ndër SST që mund të parandalohen më lehtë, sepse ekziston një vaksinë që e parandalon virusin. Gjithsesi, nëse virusi është transmetuar, atëherë nuk ka kurë por vetëm mjekime antivirale për të lehtësuar infeksionin. Hepatiti B nuk ka asnjë efekt anësor që të ndikojë mbi jetën seksuale të personit të sëmurë, por virusi sulmon mëlçinë. Simptomat më të hasura janë verdhëza, lodhja, dhimbje të barkut, ndjenja e të përzierit dhe humbja e oreksit. Megjithatë 30% e njerëzve të prekur nga hepatiti B nuk shfaqin simptoma të asnjë lloji. Hepatiti B mund të përhapet nëpërmjet seksit vaginal, anal dhe oral, dhe gjithashtu nëpërmjet përdorimit të drogave në formë intravenale.

HIV Virus

HIV
HIV-i transmetohet nëpërmjet seksit të pambrojtur vaginal, anal dhe oral, dhe shpeshherë nëpërmjet kontaktit me gjakun e personit të infektuar. Simptomat e hershme të HIV janë të vështira për t’u diktuar sepse virusi mund të rrijë me vite në trupin e njeriut në gjendje të “fjetur”. Ndaj edhe mënyra e vetme për të kuptuar nëse keni HIV është të testoheni. Shenja paralajmëruese të HIV-it mund të jenë humbja e peshës, lodhja, gjendrra limfatike të enjtura në sqetulla, ije apo qafë, diarre që zgjat më shumë se një javë dhe njolla të pazakonta nën lëkurë apo brenda gojës, hundës ose qepallave. Infeksioni HIV shpeshherë përfundon në SIDA, që njihet si sëmundja e dobësimit të përhershëm të sistemit imunitar.

Morrat pubikë
Morrat pubikë janë insekte që më së shumti përhapen nëpërmjet kontaktit seksual, edhe pse në raste të rralla mund të transmetohen nga çarçafët e shtratit, peshqirave dhe rrobave. (Pavarësisht konceptit të gabuar që është krijuar nga shumica e njerëzve, studime të shumta kanë treguar se nuk ka gjasa të transmetohen morrat pubikë nga kapaku i WC-se.) Simptomat përfshijnë ndjesinë e kruajtjes në zonat pubike, thërrija në përmasa të dallueshme (vezët e morrave), dhe morra në qimet pubike dhe në zonat gjenitale, por ka raste kur morrat pubikë mund të përhapen edhe në zona të tjera të trupit që kanë qime – në këmbë, në sqetulla, ose në fytyrë. Kjo SST mund të kurohet me një shampo kundër morrave apo një mjekim tjetër të rekomanduar nga mjeku.

Sifilizi
Pezmatimet e shkaktuara nga sifilizi zakonisht ndodhin në zonat e jashtme gjenitale dhe në zorrën e trashë, por ndonjëherë edhe në gojë dhe në buzë. Sifilizi mund të ngjitet nga kontakti direkt me një nga këto plagë. Sipas disa studime për parandalimin dhe kontrollin e SST, meshkujt janë 3.5 herë më të predispozuar për t’u sëmurur nga sifilzi krahasuar me femrat. Kjo sëmundje zhvillohet në 3 faza. Në fazën e parë personi i sëmurë do t’i krijohet një pezmatim që nuk dhemb në gjenitale ose në gojë. Nëse infeksioni nuk mjekohet, ai do avancojë në fazën e dytë dhe do shkaktojë një acarim lëkure që nuk jep kruajtje dhe që do zhduket pa pasur nevojën e mjekimit. Disa simptoma të tjera janë temperature e lartë, gjendrra limfatike të enjtura, fyt i pezmatuar, humbja e qimeve me hope, dhimbje koke, rënie në peshë, dhimbje muskulare dhe lodhje. Nëse lihet i pamjekuar, infeksioni do kalojë në fazën e tretë dhe përfundimtare të tij duke sulmuar trurin, nervat, sytë, zemrën, enët e gjakut, mëlçinë, kockat dhe artikulacionet.

Trikomona
Trikomona është sëmundja SST e kurueshme më e përhapur te femrat e reja seksualisht aktive. Transmetohet nëpërmjet kontaktit gjenital. Simptomat shfaqen 5 deri në 28 ditë pas kontaktit dhe përfshijnë sekrecione vaginale me ngjyrë të lehtë të verdhë, të gjelbër apo gri dhe me një aromë të fortë, që sjell shqetësime gjatë seksit dhe urinimit si dhe irritim dhe kruajtje në zonat gjenitale. Në raste të rralla trikomona mund të shkaktojë dhimbje në pjesën e poshtme të barkut. Kjo SST mund të kurohet me një dozë të vetme metrodinazoli me recetë nga mjeku.

Më të Lexuar :

 
 

Lidhu me Ne

Mund të na gjeni në Facebook, Twitter dhe Google+ për t'u përditësuar me lajmet më të fundit :

FacebookTwitter Google+