A shtiren meshkujt gjatë orgazmës?

Perse shtiren Meshkujt?

Keni menduar ndonjëherë nëse orgazma e tij aq pasionante është thjesht një shfaqje? Së fundmi shumë meshkuj pohojnë se janë shtirur gjatë orgazmës së paku njëherë në jetën e tyre. Ja tek janë arsyet.

Nëse mendoni se femrat janë të vetmet që bëjnë teatër në dhomën e gjumit, mendohuni sërish : Një në katër meshkuj pohojnë se janë shtirur në orgazëm gjatë një periudhe të caktuar të jetës së tyre seksuale.

Studimet mbështesin idenë se femrat e raportojnë shtirjen në orgazëm më shumë se meshkujt, por është e qartë se këto performanca të denja për çmime Oskar nuk kufizohen vetëm te gjinia femërore. Ku qëndron problemi? Si për femrat, ashtu edhe për meshkujt , duket se shtirja e orgazmës është e lidhur ngushtë me problemet në marrëdhënien e çiftit; dhe pikërisht me mënyrën sesi dikush perceptohet gjatë dhe pas kryerjes së aktit seksual. 

Meshkujt që janë shtirur gjatë orgazmës pohojnë se për ta bërë sa më real aktrimin e tyre ata rënkojnë, lëshojnë ofshama dhe ndryshojnë stilet e lëvizjeve të tyre. Mund të ketë disa arsye që e shkaktojnë këtë aktrim

Pse shtiren meshkujt gjatë orgazmës?

Nëse klimaksi i një mashkulli është e gjitha një mashtrim , ja se cilat mund të jenë arsyet :

Për të përshpejtuar orgazmën e vonuar. Të dhënat e grumbulluara tregojnë se meshkujve u duhen mesatarisht rreth 7 minuta për të kaluar nga penetrimi në orgazëm. Nëse një mashkull mendon se është duke u vonuar më shumë se ç’duhet, ai mund të shohë si zgjidhje të situatës shtirjen e orgazmës dhe përfundimin e aktit seksual.

Për të fshehur ejakulimin(derdhjen) e parakohshme. Disa meshkuj e përdorin shtirjen në orgazëm si një mënyrë për të fshehur ejakulimin e parakohshëm, thotë urologu Kreig Najderberger, mjek i kreut të departamentit të urologjisë së Universitetit të Ilinois-it në Çikago.

Për të ruajtur krenarinë. Për meshkujt që e humbasin ereksionin gjatë aktit seksual ose që e ndjejnë se s’do mund të arrijnë orgazmën, do ishte më e thjeshtë nëse do shtireshin në orgazëm sesa të shpjegonin arsyet se pse nuk e arritën atë.

Për të kënaqur partneren. Një mashkull që shtiret në orgazëm mund të ketë si arsye edhe shqetësimin nëse partnerja e tij nuk ndihen mirë per shkak të zgjatjes së aktit. Ai mund të jetë i shqetësuar për partneren e tij që mund të ndihet i lënduar nëse e ndalojnë aktin para se të arrihet orgazma.

Për t’iu bindur “rregullave”. Disa çifte pak a shumë e dinë sesi do zhvillohet akti seksual . Shumë studiues kanë nxjerrë si përfundim se shumë meshkuj nuk mund të mendojnë një mënyrë tjetër për të përfunduar aktin seksual përveç një orgazme të fuqishme. Ndaj ata përfundojnë duke e shtirur orgazmën nëse ajo nuk ndodh në mënyrë të natyrshme.

Për t’i mbaruar gjërat shpejt. Në shumë raste meshkujt bëjnë seks me partnereni e tyre për hir të kësaj të fundit , por duke qënë se nuk janë në humor për të kryer si duhet aktin, ata shtiren në orgazëm në mënyrë që të zgjidhin situatën e krijuar.

Nuk ka më nevojë për t’i bërë të tjerët që të besojnë : Si ta zgjidhim problemin?

Të shtirurit e orgazmës herë pas here mund të mos jetë ndonjë problem serioz, por nëse ndodh rregullisht, mund të ketë ardhur koha për të kërkuar ndihmë. Ja disa sugjerime:

Flisni me mjekun tuaj. Ka disa probleme shëndetësore që shkaktojnë orgazmën e vonuar, ejakulacionin (derdhjen) e parakohshme, ose vështirësi në mbajtjen e ereksionit. Megjithatë sipas Dr.Naiderberger, orgazma e vonuar është një problem në thelb subjektiv. “A zgjat 10 minuta? Apo 20 minuta? Kjo gjë është në dorë të mashkullit dhe ,sigurisht, partneres së tij,” thotë ai. Si përfundim: Nëse të duhet më shumë kohë seç do dëshironit ju dhe partneri juaj për të arritur orgazmën, do ishte e këshillueshme të kërkoni ndihmë.

Flisni me një terapist. Shpeshherë shtirja e orgazmës ka rrënjë të thella psikologjike. Mund t’ju nevojitet një terapist çiftesh ose terapist seksi për t’ju ndihmuar të kuptoni se ç’ju pengon si çift të përjtoni një orgazëm të vërtetë.

Masturbohuni. Vetstimulimi ju ndihmon të kuptoni se çfarë ju stimulon. Më pas duhet t’ia bëni të ditur këtë informacion partneres tuaj.

Hiqni dorë nga alkooli apo drogat e paligjshme. Meshkujt përgjithësisht shtiren më shumë në orgazëm kur janë nën veprimin një substance, meqë abuzimi me substancat e përmendura më sipër ndikon në performancën seksuale.

Nuk ka nevojë të shtiresh. Një zgjidhje më e mirë do ishte të gjendej shkaku I problemit dhe vetëm në këtë mënyrë do keni një jetë seksuale të kënaqshme me partneren/partnerin tuaj.

Artikujt më të Lexuar :

 
 

Glauko!

Akt seksual jo të natyrshëm do të quaja atë që askush nuk e bën dot. - Alfred Kinsey

Unë nuk e di pyetjen, por seksi është me siguri përgjigja. - Woody Allen

Çdo gjë në botë lidhet me seksin, përveç seksit, seksi lidhet me pushtetin! - Oscar Wild

Lidhu me Ne

Mund të na gjeni në Facebook, Twitter dhe Google+ për t'u përditësuar me lajmet më të fundit :

FacebookTwitter Google+

The Photography of Vasil Bituni

Ky artikull mbështet nga The Photography of Vasil Bituni

Glauko.al falenderon Pre-Born për ndihmën e paçmueshme në Social Media Marketing. E rekomandojmë këtë zyrë për këdo që kërkon profesionalizëm dhe dinamikë të vazhdueshme!