Masturbimi

Mastrubimi është një mënyrë e mirë për të mësuar më shumë mbi trupin tuaj dhe mund tju ndihmojë për përmirësimin e jetës suaj seksuale.

Mastrubimi ka qenë një çështje sensitive për shumë Njerëz. Ndërkohë që ekspertët e konsiderojnë thelbësor për zhvillimin seksual, për shumë njerëz mastrubimi përfaqëson një burim faji dhe turpi. Vetëm në vitet e fundit janë njohur përfitimet pozitive emocionale dhe fizike e shëndetësore.

 

Termi “mastrubim” i referohet prekjes dhe përkëdheljes për të marë kënaqsi prej organeve gjenitale vetjake. Ndryshe quhet vetë-kënaqje, vetë-stimulim, ose dashuri me veten. Studimet më të fundit, kanë zbuluar se 95% e meshkujve dhe 89% e femrave janë mastrubuar. Shumica e meshkujve dhe femrave raportojnë se mastrubimi ka qënë akti seksual i parë i dukshëm në të cilin janë angazhuar.

Teknikat e Mastrubimit

Duke konsideruar ndryshimet në anatomi, kuptohet qartazi që mastrubimi është një eksperiencë e ndryshme si për meshkujt ashtu edhe për femrat.

Fap Meme - Mashkull

Meshkujt afërsisht gjithmonë, mastrubohen duke shtrënguar trupin e penisit dhe duke e përkëdhelur atë me lëvizje lart e poshtë. Shpejtësia dhe forca e ushtruar në përkëdhelje ka tendenca të rritet derisa ai të arrijë orgazmën.

Megjithatë teknika e përkëdheljes apo fërkimit ndryshon midis meshkujve që e kanë lafshën e tyre të penisit dhe atyre të cilëve u është bërë rrethprerja (turqizëm: synet). Tek të parët levizja e lafshës është thelbësore, kryesisht nuk kanë nevojë për lubrifikim të mëtejshëm ndryshe nga meshkujt e "llojit" të dytë të  cilët përdorin më shumë pështymë gjatë masturbimit apo mjete të tjera lubrifikimi. Tek ata ku penisi e ka ende lafshën e tij, lëvizja e saj është konstante duke krijuar fërkim mbi gjendrën (kokën) e penisit dhe duke shkaktuar kështu eksitim. Tek ata ku penisi nuk e ka më lafshën e tij, gishtat shërbejnë si "mjeti" i cili fërkon gjëndrën (kokën) e penisit.

Fap Meme - Femer

Ndërkohë femrat pëlqejnë një variatet më të gjerë teknikash mastrubimi nga të cilat mund të arrijnë orgazmën.

  • Stimulimi klitorial duke përdorur gishtat ose një objekt për të përkëdhelur butësisht klitorin.
  • Futja e gishtave ose lodrave seksuale në vaginë.
  • Stimulimi i gjoksit dhe thithave.
  • Kombinimi I të gjithave në një lëvizje ritmike.

Të dyja gjinitë mund ta performojnë masturbimin në pozicione të ndryshme. Disa meshkuj pëlqenjnë të kryejnë këtë akt duke fërkuar penisin e tyre në mbulesa të buta ose jastëqe. Disa femra pëlqejnë të hapin këmbët e tyre sa më shumë, ndërkohë që të tjera pëlqejnë të shtrëngojnë shumë fort kofshët gjatë stimulimit.

Përfitimet e Mastrubimit

Një shqetësim i përbashkët është nëse mastrubimi do të ndikojë performancën seksuale ose do të krijojë mosfunksionime seksuale. Në fakt, disa ekspertë besojnë se masturbimi përmirëson reagimin seksual duke ju dhënë një njohje më të mirë të trupit tuaj dhe mënyrës se si ai i përgjigjet stimulimeve. Mastrubimi mund të ndihmojë meshkujt për kontrollimin më të mirë të ejakulimit duke zgjidhur problemet me ejakulimiin e parakohshëm ose të vonuar. Femrat mund ta përdorin mastrubimin për të arritur orgazmën gjatë aktit seksual.

Përfitimet shëndetësore.
Mastrubimi mund të shërbejë për:  

  • Reduktimin e stresit.
  • Çlirimin e tensionit seksual.
  • Të qenë një shkarkim për njerëzit që abstenojnë nga marrdhënia seksuale.
  • Të jetë një mënyrë për “seks të sigurtë”, për të parandaluar shtatzaninë dhe përhapjen e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme (SST-ve).
  • Ndihmon kompensimin e pagjumësisë.
  • Rrit metabolizmin dhe stimulon prodhimin e endorfinës-- substancë kimike e prodhuar nga truri që ndihmon në lehtësimin e dhimbjes dhe stresit.

Mastrubimi në çift

Çiftet të cilat nuk janë gati për të kryer marrëdhënie seksuale, ose çiftet të cilat do të pëlqenin një akt intim alternativ dhe argëtues mund të provojnë me mastrubimin reciprok. Kjo mund të përfshijë prekjen dhe mastrubimin e partnerit, ose vetë-prekjen në prezencë të partnerit tuaj. Çiftet mund të mastrubohen ndërkohë që shohin, prekin apo dëgjojnë njëri-tjetrin.
Për ta shtuar këtë eksperiencë, ju mund të donit të :

  • Flisnit në fillim me partnerin tuaj , për t'u siguruar që ai/ajo do të ndihet komod me këtë risi.
  • Blerjen e disa lubrifikantëve seksualë për të ulur fërkimin dhe shtuar kënaqësinë.
  • Praktikimi i seksit të parrezikshëm duke u siguruar për kontrollimin e shtatzanisë nëqoftëse do të prekni njëri-tjetrin në mënyra që mund të ekspozojnë femrën në farëzim.

Edhe pse rrallë, shtatëzania ndodh edhe pa ndodhur penetrimi. Gjithashtu, çdo kontakt intim me sekrecionet e trupit, mund të transmetojë SST-të, prandaj duhet të përdorni masa mbrojtëse nëqoftëse mastrubimi i përbashkët kalon në seks oral ose marrëdhënie.

Artikujt më të Lexuar :

 
 

Glauko!

Akt seksual jo të natyrshëm do të quaja atë që askush nuk e bën dot. - Alfred Kinsey

Unë nuk e di pyetjen, por seksi është me siguri përgjigja. - Woody Allen

Çdo gjë në botë lidhet me seksin, përveç seksit, seksi lidhet me pushtetin! - Oscar Wild

Lidhu me Ne

Mund të na gjeni në Facebook, Twitter dhe Google+ për t'u përditësuar me lajmet më të fundit :

FacebookTwitter Google+

The Photography of Vasil Bituni

Ky artikull mbështet nga The Photography of Vasil Bituni

Glauko.al falenderon Pre-Born për ndihmën e paçmueshme në Social Media Marketing. E rekomandojmë këtë zyrë për këdo që kërkon profesionalizëm dhe dinamikë të vazhdueshme!