Seksi Anal

çift ne shtrat

Në qoftë se jeni bërë kureshtarë, apo keni vendosur tashmë të provoni seksin anal ka disa gjëra që duhet të merrni në konsideratë më parë. Kjo eksperiencë duhet të jetë e kënaqshme për të dy dhe për të shmangur disa rreziqe duhen marrë masat e duhura.

 Vizitorë, Glauko.al është një iniciativë vullnetare, jemi duke punuar shumë me kodues të fushës për të sjellë pranë jush një tabelë filtrimi për moshat nën 18 vjeç. Derisa ajo të jetë gati lutemi të gjithë personave në 18 vjeç të lexojnë këto artikuj vetëm nën mbikqyrjen e prindit. Në rast të kundërt largohuni nga kjo faqe duke klikuar këtu. Faleminderit për mirëkuptimin. 

Cilat janë rreziqet?

Çdo lloj seksi duhet të jetë i mbrojtur. Të gjithë duhet të përdorin prezervativë, pavarsisht nëse jeni duke bërë seks oral, vaginal apo anal. Ju mund të merrni lehtë disa sëmundje seksualisht të transmetueshme gjatë seksit anal, megjithatë, kjo mund të shmanget nëse jeni duke përdorur mbrojtjen e duhur.

Dy këshillat kryesore që do t'ju thonë ekspertët e fushës do të ishin, përdorni një prezervativ për të mbrojtur veten dhe partneren dhe përdorni shumë lubrifikant. Anusi nuk është shumë "bashkëpunues" me ju në çastet e para, por nëse përdorni një prezervativ përvoja do jetë më e thjeshtë. Gjithashtu tregohuni të kujdesshëm në llojin e prezervativit që përdorni, hiqini nga lista e opsioneve ata me aromë dhe shije sepse mund të shkaktojnë alergji.

Gjatë seksit anal mund të rrezikoni :

  • Shtatëzaninë.

    Edhe pse një femër nuk mund të ngelet shtatzanë duke kryer seks anal, nëse jeni të pambrojtur ekziston mundësia e rënies në kontakt me vaginën të farës mashkullore nëse ajo del jashtë rektumit. Në amerikë rreth 8% e femrave që nuk përdorin asnjë lloj forme kontraceptimi (dhe partneri nuk përdor prezervativ) ngelen shtatzanë.

  • SIDA.

    Ky është një tjetër rrezik që duhet marrë parasysh gjatë seksit anal. Përdorni prezervativ me çdo kusht nëse jeni duke bërë seks anal me një të panjohur. Rreziku i marrjes së virusit HIV prej seksit anal është shumë i lartë. Përdorimi i lubrifikantëve është gjithashtu i domosdoshëm për të eliminiar fërkimin që mund të shkaktojë të çara të vogla (gjakderdhje të vogla).

  • Infeksionet.

    Disa çifte fill pas seksit anal kalojnë në seks vaginal, kjo rrit rreziqet për infeksione. Penisi duhet pastruar mirë përpara penetrimit vaginal. Kështu nuk do të bëni kalimin e baktereve të ndryshme në vaginë, të cilët mund të shkaktonë infeksione. Duhet patur shume kujdes me higjienën në këto raste, hidheni tutje prezervativin e përdorur gjatë seksit anal, pastroni penisin, ose nëse jeni dukë përdorur lodra seksuale lajini mirë ato.

Si të parandalojmë dhimbjen dhe të mos dëmtojmë Anusin? Ka disa gjëra që mund të bëni për të parandaluar dëmtimin e indeve anale. Më në veçanti do të kishim :

  • Përdorimi i lubrifikantëve me bazë uji.

    Është e rëndësishme të dini se anusi nuk ka lubrifikim natyral sikurse vagina gjë që shkakton dhimbje në fillim. Prandaj është më se e domosdoshme të përdorni këta lloj lubrifikantësh për të shmangur incidentet. Gjithashtu mbani mend se lubrifikantët vajorë dëmtojmë lateksin, materjalin e prezervativëve. Ka lubrifikantë specialë për seksin anal që përmbajnë benzokainë, një agjent që e mpin lehtas anusin, heq dhimbjen dhe e bën më të rehatshme penetrimin.

  • Merreni shtruar.

    Është shumë e rëndësishme të tregoni durimin e duhur në këtë pikë, sidomos nëse është hera e parë që jeni duke provuar seksin anal. Duke qënë se jeni pa eksperiencë, nxitimi do të shkaktojë dëme fizike dhe psikologjike te partneria juaj. Në anus ka një numër të madh fundesh nervore të cilat falin shumë kënaqsi kur stimulohen siç duhen. Pas lubrifikimit të bollshëm, penetrimi mund të bëhet me gishta, kjo gjë mund të zgjasë edhe 15 minuta derisa partneria juaj të ndihet tërësisht e sigurt për hapin tjetër.

  • Tregoni kujdesin e duhur higjienës.

    Përsa përket mashkullit, sigurohuni që i ka larë duart mire dhe i ka prerë thonjtë kështu do të shmangni mundësinë e marrjes së ndonjë bakteri si edhe gërvishtjet që janë shumë të lehta për tu bërë në indet delikate të zorrës së trashë. Femrat normalisht duhet të tregojnë pak më shumë kujdes se kaq, kryerja e nevojave personale është e domosdoshme, gjithashtu për ato që janë më të "dhëna" edhe një pastrim me një set të vogël klizme për përdorim shtëpiak është e rekomandueshme.

Seksi anal kërkon shumë përgatitje dhe mbart rreziqe të ndryshme. Por, nëse jeni të kujdeshëm dhe të duruar keni për të hapur një dritare me shumë mundësi të reja jetës tuaj seksuale.

Artikujt më të Lexuar :

 
 

Glauko!

Akt seksual jo të natyrshëm do të quaja atë që askush nuk e bën dot. - Alfred Kinsey

Unë nuk e di pyetjen, por seksi është me siguri përgjigja. - Woody Allen

Çdo gjë në botë lidhet me seksin, përveç seksit, seksi lidhet me pushtetin! - Oscar Wild

Lidhu me Ne

Mund të na gjeni në Facebook, Twitter dhe Google+ për t'u përditësuar me lajmet më të fundit :

FacebookTwitter Google+

The Photography of Vasil Bituni

Ky artikull mbështet nga The Photography of Vasil Bituni

Glauko.al falenderon Pre-Born për ndihmën e paçmueshme në Social Media Marketing. E rekomandojmë këtë zyrë për këdo që kërkon profesionalizëm dhe dinamikë të vazhdueshme!