Ushqimet që rrisin rendimentin seksual

Brumbulli spanjoll. Brirët e rinocerontit. Ushqimet në dukje mashkullore. Gjatë historisë, njerëzit kanë rënë në telashe të mëdha – në disa raste edhe duke vënë në rrezik jetën e tyre – në kërkim të nxitësve të epshit, me qëllim përmirësimin e jetës së tyre seksuale. Etja e sotme për kënaqësi shuhet lehtë, sepse siç vërejmë, dyqanet e ushqimoreve janë vendi i përsosur për të gjetur përforcues natyral të epshit seksual. Shpërblimi: Përveç që e bëjnë seksin më energjik, thuajse të gjitha këto ushqime sjellin dobi shëndetsore edhe përtej dhomës së gjumit.

 

çokollate e shkrire

01Çokollata. Prej kohësh, kjo ëmbëlsirë e errët dhe e shijshme është shoqëruar me ndjenjën e përmbushjes, por s’është e vetmja arsye përse çokollata i hap njerëzve oreksin e tyre seksual. Kjo ëmbëlsirë përmban kafeinë, e cila ju gjallëron duke nxitur serotonin dhe dopaminë, neurotransmetues që luajnë rol në shëndet dhe lumturi. Kështu pohon Kerry Neville, dietologe dhe zëdhënëse e Shoqatës Amerikane të Dietologjisë.

“Çokollata ngjall ndjenjat euforike – porsi në filmin, Chocolat,” thotë Xhenifer Berman, mjeke e urologjisë dhe drejtoreshë në Qendrën Shëndetësore të Mjekësisë Seksuale në Beverli Hills, Kaliforni. “Është një psiko-ngacmues, ndaj edhe shkakton eksitim të ndjenjave.” Kjo ndodh sepse çokollata përmban feniletialminë, një element kimik me veti si të amfetaminës, që përkohësisht imiton ndjenjat e rënies në dashuri. Në fakt, një studim britanik i vitit 2007, zbuloi se duke e lejuar çokollatën që të shkrijë në gojë, rrahjet e zemrës rriten dhe stimulimi është më i madh sesa puthja. Çokollata, e zeza në veçanti, gjithashtu përmban antioksidues që përmirësojnë qarkullimin dhe pakësojnë kolesterolin.

Torte Kungulli

02Torta me kungull. Kur të doni të bëni dikë për vete, piqni një tortë me kungull. Një studim që mati qarkullimin e gjakut në zonat jugore të meshkujve të moshës 18 dhe 64 vjeç, zbuloi se aroma e kungullit mori përgjigjen më të madhe – një rritje 40%, për të qenë të saktë, sipas Alan R.Hirsch, drejtor i neurologjisë në Fondacionin Kërkimor të Kurimit të Shijes dhe Nuhatjes në Çikago, si edhe autor i librit, Seksi dhe Nuhatja. Livando u rendit po aq lartë. Në vend të tretë dhe të katërt u renditën petullat dhe jamballi, të cilat shtuan qarkullimin e gjakut me më shumë se 31% në zonat e ulëta të meshkujve. Sado e habitshme të na duket, kur bëhet fjalë për seksin, aroma e nxit epshin seksual më shumë sesa gëlltitja: “90% e asaj çka njerëzit quajnë shije, është në fakt aromë,” thekson Hirsch. “Aroma e këtyre ushqimeve zvogëlon ankthin, duke eliminuar ndrydhjet që na kufizojnë.”

Karamele PEZ

03Karamelet “PEZ” . Pasi të lexoni këtë, s’do e vështroni më me të njëjtin sy banakun me karamele në kinema: Sipas studimeve të kryera nga Hirsch, nuhatja e “PEZ”, karamelet e famshme me shije jamballi, shtoi me 13% qarkullimin e gjakut vaginal. Pse? Ai vë në dukje se aroma aktivizon nostalgjinë që mund të burojë nga nuhatja, siç janë kujtimet e mira nga fëmijëria, apo edhe ndjenjat e të qënit të sigurtë dhe të mbrojtur – një gjendje mendore që e bën seksin më çlodhës dhe më të kënaqshëm. Për habi, aroma e qershive shkakton efekt të kundërt tek gratë, duke sjellë një rënie prej 18% të qarkullimit të gjakut vaginal (me fjalë të tjera, pezmatim i plotë).

Tershera

04Tërshëra. Mbase nuk e keni dëgjuar asnjëherë me emërtimin, “L-arginine”, por ky amino acid i zakonshëm është pararendës i oksidit nitrik, një substancë që “përmirëson reagimin ndaj eksitimeve,” thotë Berman. Burimet më të mira të ushqimeve që përmbajnë L-arginine, përfshijnë: tërshërën, drithërat e thata, arrat, farat, bulmetin dhe ushqimet e detit. Kështu, kur herën tjetër të keni një takim në një restorant romantik, sugjeroni makarona me stika ose me salmon. Përzgjedhje të tilla, seksi dhe dobiprurëse, si për ju ashtu edhe për personin me të cilin po hani, do të ndihmojnë që mbrëmja të shkojë mbarë.

Midhje

05Midhjet. “Midhjet janë një përvojë sensuale në tavolinë,” thotë Berman, por ky ushqim lezeti nga deti bën pjesë tek afrodiziakët edhe për një arsye tjetër. Sipas Neville, midhjet përmbajnë zink me bollëk, një mineral që shfrytëzohet për prodhimin e testosteroneve (dhe spermës), i cili luan një rol në furnizimin e epshit seksual, si tek meshkujt, ashtu edhe tek femrat. Kimistët amerikanë dhe italianë që u morën me studimin e midhjeve dhe molusqeve në tërësi, zbuluan se butakët përmbajnë amino acide të rralla që nxisin shtimin e hormoneve seksuale tek kafshët. Për më tepër, midhjet përmbajnë taurine, një amino acid me veti si të kafeinës (përdoret tek Red Bull-i), i cili ndihmon në nxitjen e gjallërisë dhe rezistencës fizike.

Peshk Salmon i gatuar

06Peshku. Era e peshkut mund t’ju duket si aspak seksi, por ushqimet e pasura me acide yndyre omega-3, si skumbri, salmoni i egër, shojza e Atlantikut Verior, sardelet, por edhe farat e lirit, arrat dhe vaji i ullirit, mund të ndihmojnë në gjallërimin e dëshirës tuaj seksuale. Ja sesi: Acidet e yndyrshme thelbësore janë themelet mbi të cilat ndërtohen hormonet e seksit tek meshkujt dhe femrat. Ato ndihmojnë për të luftuar shtresëzimin e pllakave (bakteriale) tek arteriet, duke përmirësuar kësisoj qarkullimin e gjakut dhe ndjeshmërinë. “Acidet e yndyrshme Omega-3 ndihmojnë me reagimin seksual, duke shtuar nivelin e dopaminës, e cila nxit në tru eksitimin,” thotë Ivon Fullbrajt, seksolog dhe autor i librit, Kënaqësitë: Sekretet e Përmbushjes Seksuale. Berman shton, “Këto acide janë të rëndësishme për energjinë, kujtesën, gjendjen shpirtërore dhe epshin.” Nuk ju pëlqen peshku? Provoni të merrni 1,000 miligram (ose 1 gram) vaj peshku në ditë dhe sigurohuni që aty të përfshihen acidet e yndyrshme omega-3, acidi eicosapentaenoic (EPA) dhe acidi docosahexaenoic (DHA).

Avokado

07Avokado. Fruti me ngjyrë jeshile të thellë përmban vitaminë B6, e cila ndihmon në prodhimin e serotonin-it, hormoni që ju bën të ndiheni mirë, thotë Neville. Shpërblimi është i dyfishtë për ju dhe partnerin tuaj: Avokado përmban edhe vitaminë E, e cila përmirëson qarkullimin e gjakut dhe besohet se stimulon prodhimin e testosteroneve. Studime të tjera të publikuara në Arshivat e Andrologjisë, tregojnë se vitamin E ndihmon në përmirësimin e cilësisë së spermës dhe lëvizshmërisë së saj.

Hudhra

08Hudhra. Edhe pse mendja menjëherë ju shkon tek ndikimi i keq i hudhrës në seancat e të bërit dashuri, duhet të dini se hudhra përmban allicin, një përbërës që shton qarkullimin e gjakut, përfshi edhe në zonat jugore të trupit, “duke përmirësuar ndjeshmërinë”, thotë Fullbrajt. Gjatë grirjes së hudhrës çlirohet allicin, ndaj sigurohuni që hudhrën në fillim ta copëtoni dhe pastaj t’ia shtoni salcës së makaronave ose bukës. Si të mos i humbisni ndjenjat nga era e hudhrës? Barazpeshojeni situatën duke e ndarë me personin e zemrës këtë vakt me përmbajtje të lartë hudhrash.

Fara dhe arra

09Farat dhe Arrat. Ashtu si midhjet, farat e kungullit dhe farat e pishave janë të pasura me zink, i cili ndihmon trupin në prodhimin e testosteroneve – dhe, në rastin e meshkujve, spermës. Për më tepër: Arrat, ku përfshihen edhe bajamet, janë një burim i mirë i acideve të yndyrshme omega-3 që përmendëm pak më lart, të cilat parandalojnë pllakëzimin e mureve të arterieve dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut në trup (pa përjashtuar gjenitalet). Gjithashtu, arrat dhe farat janë ushqime fuqie, plot me proteina dhe yndyrna të shëndetshme, të cilat ju sigurojnë energji, si në dhomën e gjumit, ashtu edhe jashtë saj.

Mente

10Mentet. Futja e një menteje në gojë para se të puthni partneren/partnerin tuaj, është një veprim jo vetëm i hijshëm, por edhe eksitues. Veç çifteve të martuara, Hirsch intervistoi edhe meshkujt dhe femrat pa partner, duke mësuar parapëlqimin e tyre rreth shijeve të puthjeve. Përfundimi: Aroma e mentes i bën njerëzit të puthshëm. Por ndërsa gratë e martuara dhe gratë pa partner dëshironin që burrat e tyre të shijonin “të freskët, të pastër dhe prej menteje, si pasta e dhëmbëve,” thotë Hirsch, burrat pa partnere parapëlqenin që gratë të shijonin si alkooli.

Artikujt më të Lexuar :

 
 

Glauko!

Akt seksual jo të natyrshëm do të quaja atë që askush nuk e bën dot. - Alfred Kinsey

Unë nuk e di pyetjen, por seksi është me siguri përgjigja. - Woody Allen

Çdo gjë në botë lidhet me seksin, përveç seksit, seksi lidhet me pushtetin! - Oscar Wild

Lidhu me Ne

Mund të na gjeni në Facebook, Twitter dhe Google+ për t'u përditësuar me lajmet më të fundit :

FacebookTwitter Google+

The Photography of Vasil Bituni

Ky artikull mbështet nga The Photography of Vasil Bituni

Glauko.al falenderon Pre-Born për ndihmën e paçmueshme në Social Media Marketing. E rekomandojmë këtë zyrë për këdo që kërkon profesionalizëm dhe dinamikë të vazhdueshme!