Kanceri i fytit dhe i kokës shkaktohet nga seksi oral?

Kanceri i fytit dhe i kokës shkaktohet nga seksi oral?

Në vitin e kaluar ka patur disa lajme alarmantë që raportonin lidhje midis seksi oral, Papilomavirusit human (HPV) dhe kancereve të kokës dhe qafës. Kjo e gjitha filloi nga një raport i Zhurnalit të Onkologjisë Klinike në Amerikë që jepte me detaje rritjen e rasteve të kancereve të fytit me HPV.

Ky artikull i zhurnalit shënoi një pikë kthese. Kërkuesit testuan kampionë të tumoreve prej pacientëve të diagnostikuar me kancer fyti prej 1984 deri në 2004-ën. Ata panë se virusi HPV gjendej në 16% të kampionëve prej viteve 1980, ndërsa në ato të marra nga viti 2000 e më tej përsëritja e HPV-së shkonte në 72%. Neë York Times në atë kohë shkroi “ Në rast se ky trend vazhdon kështu deri në 2020 virusi do të shkaktojë më shumë kancer fyti se sa ai i qafës së mitrës”.

Askush nuk e hodhi poshtë faktin se shumica e kancereve të qafës dhe kokës ishin si shkak e rritjes të infeksioneve me HPV. Virusi tani ka më shumë gjasa të shkaktojë kancer oral se sa përdorimi i duhanit. Por ajo që tërhoqi vëmendjen e gazetave vjet nuk ishte shkaku, por pseja. Sipas kërkuesve ky trend mund të jetë pasojë e rritjes të seksit oral, veçanërisht në moshat e reja që mendojnë se ai është më i sigurtë se penetrimi vaginal.

Megjithatë, Dr. Sara Rosenquist, një psikologe dhe terapiste seksi thotë se vënia në faj të seksit oral për rritjet e këtyre lloje kanceresh nuk është produktive për shëndetin seksual dhe shtrembëron mesazhin e vërtetë në këtë analizë.

Sipas një shkrimi të Rosenquist-s, i cili është publikuar në Zhurnalin e Mjeksisë Seksuale, SHBA. “Lidhja midis seksit oral, HPV dhe kancerit nuk është një marrëdhënie e thjeshtë shkak-pasojë”. Pikë së pari thotë Rosenquist : “Shfaqja e papilomavirusit human nuk është vendimtar për riskun e kancerit edhe kur disa faktorë të tjerë të njohur po aq të rrezikshëm janë tek pacienti”. Ajo gjithashtu vë në dukje se infeksionet me HPV janë të zakonshme dhe sistemi imunitar i shumicës së njerëzve e pastron trupin nga virusi brenda 18 muajsh. Faktori kyç i lidhjes ndërmjet HPV-së, kancerit dhe seksit oral është se infeksioni ka më shumë mundësi të shkaktojë dëme serioze kur sistemi imunitar është i dobët. Funksionimi i keq imunitar mund të shkaktohet nga një sërë faktorësh, duke filluar nga SIDA dhe HIV deri në përdorimin e gjatë të marjuhanës, stresi kronik, ankthi dhe ndërrimi i partnerëve të shumtë seksual.

Por për njerëzit e shëndetshëm aktiv, HPV si shkak i kancerit nuk është diçka për t’u shqetësuar, argumenton Rosenquist. “HPV nuk duhet të bëhet shkak shqetësim tek çiftet monogamë me një jetë seksuale të pasur”, shkruan ajo si përfundi, “për sa kohë që në këtë marrëdhënie seksuale janë dy dhe faktorë të tjerë për përkeqsimin imunitar nuk janë prezent”.

Në fund, praktikimi i seksit të mbrojtur dhe të qenurit besnik njeriut tuaj të zemrës janë mënyrat më të mira për të shmangur infeksionin e HPV se sa mospraktikimi i një pjese të tërë të jetës tuaj seksuale.

Artikujt më të Lexuar :

 
 

Glauko!

Akt seksual jo të natyrshëm do të quaja atë që askush nuk e bën dot. - Alfred Kinsey

Unë nuk e di pyetjen, por seksi është me siguri përgjigja. - Woody Allen

Çdo gjë në botë lidhet me seksin, përveç seksit, seksi lidhet me pushtetin! - Oscar Wild

Lidhu me Ne

Mund të na gjeni në Facebook, Twitter dhe Google+ për t'u përditësuar me lajmet më të fundit :

FacebookTwitter Google+

The Photography of Vasil Bituni

Ky artikull mbështet nga The Photography of Vasil Bituni

Glauko.al falenderon Pre-Born për ndihmën e paçmueshme në Social Media Marketing. E rekomandojmë këtë zyrë për këdo që kërkon profesionalizëm dhe dinamikë të vazhdueshme!