Si mund të rris përmasat e penisit?

Si mund të rris përmasat e penisit?

Kjo është një pyetje që si duket mundon disa nga lexuesit tanë. Të paktën një herë në jetën e tyre të gjithë meshkujt pyesin veten, si mund ta bëj më të madh?

 

Përpara se të mendoni se si të rrisni përmasat e penisit tuaj dhe të kuptoni pse e ndjeni si të nevojshme një gjë të tillë duhet të dini se madhësia e këtij organi, forma, pamja etj rregullohet nga gjenet të cilat i trashëgoni nga paraardhësit tuaj. Kjo është diçka natyrale dhe e zaknshme, ashtu si penisi juaj. Çdokush është i ndryshëm dhe të gjithë kanë përmasat personale.

Shumica e meshkujve nuk kanë nevojë për një penis më të madh. Vetë ata janë më të shqetësuar për përmasate tyre se sa partneret, por ky lloj shqetësimi shpesh herë është i kotë. Nëse penisi juaj është më shumë se 5 cm në gjendje të erektuar atëherë ai është i madh mjaftueshëm për të kryer të gjitha funksionet seksuale duke filluar që nga krijimi i një jete të re deri te dhënia e kënaqsisë partneres tuaj. Teknika është më e rëndësishme se përmasa. Në rast se mendoni se ka një problem me gjenitalet tuaja është mirë të vizitoni një androlog, vetëm ai mund t'ju japë një përgjigje të saktë.

Penisi i meshkujve fillon të rritet gjatë pubertetit duke u zmadhuar me 5 deri në 13 cm në gjatësi. Rritja vazhdon mesatarisht deri në moshën 20 vjeç. Nëse jeni nën 20 vjeç mund të shihni ende rritje. Mesatarisht gjatësia mesatare e penisit të një mashkulli të rritur është nga 15 deri në 18 cm në gjendje të erektuar.

Penisët e mëdhenj që  shfaqen në pornografi nuk janë të standardeve normale. Producentët kërkojnë enkas aktorë të cilët janë mbi përmasat mesatare. Disa prej tyre janë aksidente të natyrës, do të ishte njësoj sikur të kishit një hundë monstruoze. Të tjerë nuk janë as të vërtetë! Në prodhimin e filmave porno përdorimi i pjesëve false të trupit dhe manipulimi i imazheve është i zakonshëm.

Shkrimet erotike, apo çdo gjë tjetër që është fantazi nuk është e saktë. Shumica eshkrimtarëve të kësaj rryme janë meshkuj të cilët kanë prirje për të shkruar mbi dëshirat e tyre se sa për realitetin. Gjithashtu mos i besoni shume "rrëfimeve personale" në internet. Meshkujt gënjejnë për përmasat e penisit të tyre për t'u lajkatosur.

Më poshtë janë edhe metodat që përdoren sot për zmadhimin e penisit.

aNdërhyrjet Kirurgjikale

Zmadhimi i penisit në rrugë kirurgjikale zakonisht bëhet duke vendosur implante për të rritur gjërësinë ose duke prerë ligamentet në bazën e penisit që e lidh me mesin për ti shtuaj gjatësinë. Ky është një operacion i rëndë i cili bëhet kur pacienti ndodhet nën efektin e plotë të anestezisë. Si çdo operacion, ka risqet e veta. Rezultatet nuk janë gjithnjë ajo çfarë presin njerëzit. Një efekt anësor i zakonëshm i prerjes së ligamenteve është mosaftësia për të patur një drejtim konstant të penisit. Ndonjëherë gjatë operacionit mund të priten nerva dhe çdo ndjesi që vjen nga penisi humbet plotësisht.

bJo Kirurgjikale

Metodat e zmadhimit pa ndërhyrje kirurgjikale janë të ndryshme. Fillojnë nga tendosja me duar, aparate mekanike ose duke vendosur pesha dhe përdorimi i pompave me vakum. Të gjitha këto kanë riskun e gjakderdhjeve të forta dhe mundësinë e humbjes së aftësive seksuale të penisit nëse nuk bëhen si duhet ose shpesh. Pjesa e brëndshme e penisit, trupi sfungjeror, është goxha delikat dhe mund të dëmtohet. Përparimet me këto metoda janë thuajse të papërfillshme.

Tendosja me dorë është ndoshta metoda më e adëmshme pasi çdokush ndalon përpara se të ndjejë dhimbje. Megjithatë nuk ka ndonjë provë mjeksore se kjo mënyrë është efikase përveçse kënaqsisë personale që të jep.

Zgjatimi duke përdorur pesha ose pajisje mekanike mund të shtojë sadopak gjatësi por nuk është efekt i përhershëm dhe penisi juaj kthehet në gjatësinë e mëparshme. Zgjatimi i dëtyruar i shumtë mund të shqyejë indet e penisit që ndikon drejtpërdrejt në aftësinë e tij për t'u erektuar si edhe mund të shkaktojë deformime. Gjithashtu, nëse nuk dini si të përdorni këto pajisje mund të bllokoni qarkullimin e gjakut. Kjo çon në lëniën e vragave, humbjen e ndjesisë lokale dhe në raste ekstreme gangrenizimin e indeve, e cila kërkon ndërhyrje kirurgjikale për t'u trajtuar. Në rast se nuk kurohet mund të jetë me rrezik për jetën tuaj.

cMe ndihmën e Barnave

Nuk ka asnjë lloj hape, kremi, pudre apo lëngu që mund të zmadhojë penisin tuaj në gjërësi apo gjatësi. Mos u mashtroni nga reklamat në internet. Këto "ilaçe" zakonisht nuk janë as të testuara. Në rastin më të mirë ato nuk kanë asnjë efekt mbi ju. Në rastet më të këqia ju mund të zhvilloni alergji ose të helmoheni me përbërist e tyre.

dMe anë të ushqimeve

Nuk ka asnjë ushqim që bën mrekulli. Përmasat e penisit tuaj do të mbeten të njëjta. Frutat ekzoktike zakonisht janë të mira për shëndetin tuaj, por nuk kanë ndikime "magjike".

ePesha Trupore

Duhet të keni parasysh se madhësia e perceptuar mund të ndryshojë në varësi të peshën tuaj. Sa më të shëndoshë të jeni aq më i vogël duket penisi juaj. Duke mbajtur trupin në formë, të tonifikuar dhe elegant, do të nxirrni më në pah organet tuaja gjenitale duke dhënë një përshtypje të mirë.

fMasturbimi

Masturbimi nuk ndikon në madhësinë e penisit tuaj në asnjë lloj mënyre. Penisi nuk është i përbërë nga muskuj dhe nuk mund të bëni ushtrime fizike për të.

  Të pëlqen glauko.al? Dëshiron të lajmërohesh sapo të dalë një artikull i ri? Na ndiq në Facebook ose në Twitter në faqet tona zyrtare!

Artikujt më të Lexuar :

 
 

Glauko!

Akt seksual jo të natyrshëm do të quaja atë që askush nuk e bën dot. - Alfred Kinsey

Unë nuk e di pyetjen, por seksi është me siguri përgjigja. - Woody Allen

Çdo gjë në botë lidhet me seksin, përveç seksit, seksi lidhet me pushtetin! - Oscar Wild

Lidhu me Ne

Mund të na gjeni në Facebook, Twitter dhe Google+ për t'u përditësuar me lajmet më të fundit :

FacebookTwitter Google+

The Photography of Vasil Bituni

Ky artikull mbështet nga The Photography of Vasil Bituni

Glauko.al falenderon Pre-Born për ndihmën e paçmueshme në Social Media Marketing. E rekomandojmë këtë zyrë për këdo që kërkon profesionalizëm dhe dinamikë të vazhdueshme!