Anatomia e Penisit

Prerje Terthore e Organit Seksual Mashkullor

Duke pasur parasysh që flitet rreth dashurisë dhe seksualitetit, ekziston një fazë përgatitore për të përshkruar anatominë njerëzore për të kuptuar se si janë organet gjenitale të mashkullit dhe të femrës. Organet gjenitale mashkullore dhe femërore, duhet të jenë të njohura nga ne, sepse ato janë pjesë integrale e trupit tonë. Jo vetëm që janë thelbësore për jetën dhe ruajtjen e racës njerëzore, por janë edhe organet riprodhuese dhe në të njëjtën kohë ato të dëshirës, te kënaqësisë, e tërheqjes midis burrave dhe grave. Organet gjenitale nuk janë vlerësuar për një kohë të gjatë, në fakt ishin tabu ,vetë përmendja e tyre shkaktonte siklet. Gjyshërit tanë bënin dashuri shpesh të privuar nga drita , lakuriqësia. Gratë dikur kishin vështirësi në zhveshjen dhe raportet janë bërë në errësirë, duke qëndruar gjysmëlakuriq. Lojrat erotike për shumë prej tyre nuk duheshin bërë, dhe tradhtia bashkëshortore konsiderohej mëkat. Pak gra vëzhgonin, siç ju mësohet tashmë brezit të ri për të parë , prekur dhe shqyrtuar gjenitalet e tyre,edhe brenda trupit e jo vetëm për njohje vizuale, por edhe për t'i bërë të vetëdijshëm për vëmendjen e higjienës së përditshmë, në fakt falë kësaj metodologjie shumë probleme të karakterit inflamator vaginal, këpurdhave, virale, shqetësime që sot janë zgjidhur. Kujdesi higjenik është gjithashtu thelbësor edhe për burrat, sepse ai mund të jetë bartës i viruseve, njohja e gjenitaleve prej tij është më e drejtpërdrejtë, sepse është jashtë trupit dhe preket shpesh për nevojat fiziologjike. 

 Penisi

Penisi ose organi burrëror është organi mashkullor i ndërzimit, falë kapacitetit të tij të ngrehjes. I vendosur në frontin e perineumit, është ndërtuar nga tre formacione: Dy trupa me hoje të penisit dhe trupi sfungjeror i uretrës, të mbuluara në sipërfaqe me cipë të veçantë prej indeve lidhorë. Penisi përshkohet në gjithë gjatësinë e tij nga uretra (uretra penile). Le të shikojmë më saktë formën dhe pozicionin e këtij organi. Në penis mund të dallojmë një pjesë fikse apo rrënjë, një pjesë të lëvizshme ose trupin (vetë penisi në fakt) dhe një fund të skajshëm të zgjeruar, gjëndër(koka e penisit). Rrënja është vendosur thellë në frontin e perineumit, dhe drejtohet saktë lart dhe përpara. Dhe të përfaqësuar nga pjesët e para të dy trupave me hoje të penisit (ose cilindër i formuar nga inde të forta fijore të mbushura si me një lloj sfungjeri hapsirash vaskulare ose ind erektil që fryhet me gjak gjatë ereksionit) dhe trupi sfungjeror i uretrës (ose kolona erektile që përmbyll uretrën përgjatë gjithë gjatësisë të trupit nëpërmjet sipërfaqes së jashtme të penisit). Trupi, pothuajse në formë cilindrike, është i mbuluar krejtësisht nga lëkura, në gjendje të lëshuar, përmasat ne një të rritur shkojnë 10 cm mesatarisht në gjatësi dhe 9 cm në perimetër, dhe vendoset vertikalisht midis kofshëve mbështetur në pjesën e përparme të skrotumit, duke formimuar në bazë një kënd prej rreth 60 ° të hapur në pjesën e poshtme. Drejt fundit në skaj, përfundimi me gjëndrën, trupi i penisit tregon një ngushtim të vogël, qafën e penisit. Në gjendje ereksioni rritet në gjatësi, vëllim dhe konsistencë në mënyrë të variueshme në persona të ndryshëm dhe pozicione të ndryshme, duke u ngitur nga skrotumi dhe duke ju afruar murit të përparmë të barkut, atëherë ajo merr drejtimin që nga rrënja ndaj edhe këndi i penisit zhduket plotësisht. Edhe gjatë ereksionit, trupi mban formën e një cilindri të rrafshuar në drejtim anteroposterior, drejtuar ultasi që zgjatet në pjesën e përcaktuar nga uretra. Gjëndra paraqet fundin e skajshëm të penisit. Në gjendje të lëshuar penisi është plotësisht ose pjesërisht i mbuluar nga një lëkurë e rrudhur, lafsha. Ngjyrë rozë, gjëndra ka një sipërfaqe të lëmuar dhe ka formën e një koni me bazë shumë të madhe dhe kulm të rrumbullakosur. Në pjesën e brëndshme, lafsha e penisit është e bashkangjitur me gjëndrën nga frethi, e përbërë nga një zgjatim lëkure të tendosur. Ndarja e lafshës nga gjëndra ndonjëherë është jo e plotë tek të porsalindurit dhe të miturit. Zbulimi i plotë i gjëndrës vjen zakonisht me kalimin e kohës, sepse shtesat e vogla, që lidhin lafshën e penisit me gjëndrën pengojnë që të jetë plotësisht e zbuluar, pak nga pak shkëputen, në sajë të veprimit të smegmës (substancë e bardhë-e verdhë) e cila prodhon fërkime dhe ndan muret. Lafsha e penisit është një lëkurë e përveshur në formën e një mënge i cili e ka fillesën nga trungu i penisit dhe shtrihet për të mbuluar gjëndrën si një zgjatim i ndryshueshëm. Në penisin e shkrehur mund të dallohet në lafshë një palosje e jashtme dhe një e brendshme. Palosja e jashtme pasohet drejtpërdrejt në lëkurën që mbulon penisin dhe pas një distance të caktuar ripaloset në vetvete për të vazhduar në palën e brendshme e cila, rrëshqet mbi sipërfaqen e gjëndrës pa u bashkuar, fiksohet në fund të trungut të penisit. Gjatë ereksionit, rritjes në gjatësi të penisit, lafsha rrëshqet mbi vetë penisin dhe tërhiqet derisa ajo zhduket krejt.

 Testikujt

Testet ose didimët,i djathti dhe i majti, janë gonadet mashkullore dhe kryejnë detyrat e prodhimit të spermës (spermatogjeneza) dhe ndarjes se hormoneve seksuale mashkullore (testosteroneve). Edhe këtu ndalemi për formën dhe pozicionimin.Testikuli është një organ me formë elipsoidale, lehtësisht i rrafshuar në drejtim të tërthortë, vendosur nën penis, në rrëzë të kofshëve, gjenden në një fshikëz, qeska e skrotumit, dhe varet në ekstremitetin e ulët të kurrizit spermatik korrespondues. Çdo testikul është jashtëzakonisht i lëvizshëm, duke mundur lehtësisht të zhvendoset në të gjitha drejtimet; në mënyrë të veçantë pozicioni i tyre është i lidhur ngushtë me gjendjen e tkurrjes apo relaksimit të muskujve kremasterike dhe murit të qeskës së skrotumit. Dy testikujt janë të ndarë njëri nga tjetri nga muri i skrotumit; në përgjithësi testi i majtë ka një pozicionim lehtësisht më ulët se i djathti. Më së shumti boshti i organit drejtohet saktë poshtë dhe prapa me një pjerrësi prej rreth 45 °, është i gjatë, në subjektet e rritur, 4-4.5 cm, diametri sipas boshtit të madh është mesatarisht 3 cm, ndërsa boshti i vogël 2.5 cm. Pesha e secilit testikul ndryshon, gjithnjë te të rriturit, nga 20 g deri në 30 g. Janë të buta, elastike, në ngjyrë gurëkali te zbehtë, testikuli shfaq dy faqe, të mesme dhe anësore, dy skaje, të brendshme e të jashtme, dhe dy pole, të sipërm e të poshtëm. Testikujt përmbajne dy lloj qelizash të rëndësishme, qelizat ndërmjetëse (Leydig), që prodhojnë hormonet steroidalë, sidomos testosteronet, dhe qelizat tubolare, nga të cilat derivojnë spermatozoidët. Më saktësisht, spermatozoidët kalojnë nga tubat seminiferë (gjënden në testikuj e janë te gjatë rreth 500 metra) në një tubth që zgjerohet duke u përdredhur në spirale të ndryshmë që formojnë epididymis. Struktura është e lidhur me çdo anë të uretrës nga një tub i gjatë fibro-muskulor , kanali deferent që, në ekstremitetin e saj të sipërm, zgjerohet për të formuar ampulën e kanalit. Kjo shërben si dhomë magazinimi për spermatozoidët dhe është e vendosur prapa fshikëzave. Procesi i plotë i spermatogjenezës ka një kohëzgjatje prej shtatëdhjetë ditësh dhe, ndryshe nga gruaja e cila, pasi ka lindur, nuk prodhon qeliza vezë, përvec atyre që i ka tashmë, burri vazhdon të prodhojë përgjatë gjithë jetës së tij miliarda spermatozoidë në vit. Ata që nuk kalojnë në ejakulacion përthithen përsëri në epididymis. Fshikëzat seminale janë dy qeska të zgjatura që ndodhen pas fshikës së gjëndrës së prostatës. Aty kryhet një rritje e konsiderueshme e masës së lëngut që shkarkohet ne kanalin ejakulues, së bashku me përmbajtjen e ampulës së kanalit deferent , në pjesën prostatike të uretrës; këtu përzihet gjithçka me lëngun prostatik, duke prodhuar kështu spermën. Një sekretim tjetër ndodh gjatë eksitimit seksual, ai rrjedh nga gjëndrat bulbo-uretrale (Cowper) që janë në dy anët e uretrës.

Glauko!

Akt seksual jo të natyrshëm do të quaja atë që askush nuk e bën dot. - Alfred Kinsey

Unë nuk e di pyetjen, por seksi është me siguri përgjigja. - Woody Allen

Çdo gjë në botë lidhet me seksin, përveç seksit, seksi lidhet me pushtetin! - Oscar Wild

Lidhu me Ne

Mund të na gjeni në Facebook, Twitter dhe Google+ për t'u përditësuar me lajmet më të fundit :

FacebookTwitter Google+