Anatomia e Vaginës

Prerje terthore e aparatit riprodhues te fermes.

Të Përgjithshme : - Aparati gjenital femëror është i përbërë nga një grup organesh që kanë detyrë të prodhojnë qeliza embrionale (gamete) femërore ose qelizat vezë, ovocite , të  mundësojë takimin me qelizat embrionale mashkullore ose spermatozoidët në fund të fekondimit, te pranojë embrionin, të zhvillohet përgjatë shtatëzanisë dhe ta nxjerrë jashtë, në përfundim të saj. Në aparatin gjenital femëror gjithashtu zhvillohen edhe funksione të rëndësishme endokrine, karakteristike të seksit, të cilat krijojnë kushtet e nevojshme për të siguruar që të gjitha palët të përmbushin detyrat e tyre. Aparati gjenital femëror kryen funksionet e veta gametogjene dhe endokrine në periudhën prej pubertetit deri në menopauzë (periudha pjellore) sipas cikleve që rregullohen nga ndikimet hormonale (cikle menstruale). Përgjatë çdo cikli organe të ndryshme pësojnë ndryshime të konsiderueshme strukturore e formale. Aparati gjenital femëror ka një ndërtim të ngjashëm me aparatin gjenital mashkullor. Mund të dalloni gonadet, rrugët gjenitale dhe aparatin gjenital të jashtëm.

Vezoret

Vezoret janë gonadet femërore; prodhojnë qelizat vezë dhe zhvillojnë hormone femërore (estrogjene dhe progesterone). Janë të dukshme analogjitë funksionale ndërmjet gonadeve femërore e atyre mashkullore, ato kryejnë funksione gametogjenë dhe endokrinë. Shikojmë formën dhe pozicionin. Vezoret janë organe të ngjashme, të vendosura në murin anësor në basenin e vogël. Kanë formën dhe madhësinë e një bajameje të madhe me aksin e madh vertikal të vendosur në një plan në formë shigjete. Kjo nxjerr në pah dy faqe, të mesme dhe anësore, dy skaje, të brendshme dhe të jashtme dhe dy pole të sipërme dhe të poshtme. Përmasat mesatare, gjatë periudhës së pjellorisë, janë si më poshtë: lartësia 3.5 cm, gjatësia 2 cm dhe gjerësi 1 cm. Vezoret kanë një vijueshmëri mjaft të vështirë. Pamja e saj varion sipas fazës së jetës seksuale: para pubertitetit paraqitet e lëmuar dhe e rregullt, gjatë periudhës së pjellorisë, sipërfaqja e vezores paraqitet me ngjyrë gri me hije të kuqe dhe dukshëm e parregullt për shkak të projektimit të folikulave që piqen ose trupëzohen. Me kalimin e moshës shfaqen plagët e shumta, rezultat i procesit të formimit të folikulave dhe regresit të trupëzimit. Pas menopuzës vezorja ka tendencën të atrofizohet, fiton një qëndrueshmëri thuajse të ngurtë dhe pas të 70-tave kthehet e lëmuar nga atrofizimi i plagëve. Vezorja ka një pozicionim mjaft të ndyshueshëm, që të mund të ndjekë spostimet e mitrës. Vezoret përmbajne vezë (apo qeliza vezë ose ovocite) të rrethuara nga një grupim qelizash që formojnë një folikulë. Çdo muaj një folikulë e vetme arrin pjekurinë dhe veza mblidhet në hyrje të gypit Fallopian dhe transportohen poshtë, përgjatë gjithë gjatësisë së saj, deri ne zgavrën e mitrës.

Mitra

Mitra është organi i shtatëzanisë, d.m.th ka funksionin të presë vezën e fekonduar dhe të lejojë zhvillimin e saj. Është një organ, që në pjesën e sipërme ka dalje në gypin Fallopian dhe në pjesën e poshtme ka dalje ne zgavrën vaginale. Muret e saj janë të trasha dhe të formuara nga një muskulaturë e lëmuar e zhvilluar, që përcakton kontraktimet në fund të shtatëzanisë, nxjerrjen e fetusit të ngjizur. Është e vendosur në qendër të eshtrave të legenit, prapa fshikëzës dhe në frontin e rektumit. Edhe në këtë rast vlerësojmë formën dhe pozicionin. Mitra ka afërsisht formën e një dardhe me një mur të trashë muskular, në pjesën më të ulët ngushtohet, ka Cerivks-in ose qafën e mitrës, e cila shtrihet në brendësi te murit të përparmë të vaginës, duke u shfaqur në afërsi të kufirit të saj të sipërm. Në mes të trupit e qafës ka një ngushtim të lehtë, isthmus, më i dukshëm tek gratë që nuk kanë dhënë lindje, dhe faqet e përparme dhe anësore të organit. E quajtur fundi i mitrës , pjesa e sipërme , e rrumbullakuar, e trupit , zgjatet përtej rrafshit kalues të pikës së hyrjes së tubave. Në gratë që nuk kanë dhënë lindje, mitra në tërësi ka një gjatësi prej 6-7 cm, një gjerësi maksimale në pjesën e sipërme 3.5-4 cm dhe trashësi prej 2.5cm. Pesha është 40-50 g. Këto vlera ndryshojnë në mënyrë të dukshme në gratë që kanë dhënë lindje, në të cilin mitra fiton madhësinë më të madhe dhe peshë. Në trupin e mitrës mund të dallohen:

  • Një faqe e përparme apo fshikëz, që sheh për poshtë, një faqe të pasme ose intestinale dallon qartazi që është në formë të mysët, dhe sheh në drejtim prapa lart; sy skaje anësore , i majtë dhe i djathtë, të rrumbullakuara, nga të cilat ndahen ligamentet e gjera.
  • Një skaj i sipërm i cili përcakton fundin dhe është pothuajse i drejtë dhe i hollë në gratë që nuk kanë dhënë lindje, i trashë e i mysët në gratë që kanë dhënë lindje.
  • Dy qoshe të sipërme-anësore , në fufi të të cilave dalin tubat e mitrës, ndërsa menjëherë poshtë përpara saj kane fillesën ligamentet e rrumullakëta të mitrës dhe pak më tej prapa ligamentet uterovariçe.

Qafa ka formë pak a shumë cilindrike, para pubertitetit është dallueshëm shumë e zhvilluar në krahasim me trupin dhe korrespondon përreth me gjysmën e gjatësisë totale të mitrës, më vonë , sidomos në që nuk kanë dhënë lindje, ajo korrespondon afërsisht me një të tretën e organit, nisur edhe nga zhvillimi i trupit. Mund të dallohen lehtë një pjesë vaginale e sipërme, e cila është vazhdimësi e trupit, e ndarë nga kjo prej isthmus, dhe një pjesë vaginale që zgjatet në vaginë. Prerja tërthore e vaginës mbi qafën vjen sipas një plani të zhdrejtë të ulët dhe përpara, në mënyrë që pjesa vaginale e sipërme është më e shtrirë përpara, ndërsa ajo vaginale e poshtme është në pjesën e prapme. Duke patur parasysh vendosjen e vaginës , mes mureve të brendshme të saj dhe sipërfaqes së jashtme të qafës ndodhet një hapësirë rrethore , më e thellë nga prapa, harku vaginal. Mitra është e vendosur pothuajse në qendër të eshtrave të legenit: normalisht gryka e jashtme e mitrës është e vendosur në kufirin e sipërm të pubis symphysis (nyje kartilogjene në eshtrat e legenit). Zhvendosjet e mitrës në tërësinë e saj nga ky pozicion janë të përcaktuara parapozicion, prapapozicion, pozicion anësor i majtë e i djathtë, ulje, ngritje. Normalisht boshti gjatësor i mitrës nuk përkon me atë të vaginës , por formon me të një kënd të gjerë. Në kushte të veçanta mund të verifikohet një mitër e vendosur për së prapthi. Në një pakicë të grave mitra është mbrapsht.

Vagina

Vagina është një kanal membrano-muskulor, i njëjtë e mesatar, e cila përfaqëson traktin e fundit të gjenitaleve femërore; ndjek mitrën e, pasi kalon dyshemenë e legenit, hapet ne portëzën e vaginës. Është organi i ndërzimit që merr pra spermatozoidët në momentin e çiftimit; shërben mes të tjerash si rrugë për daljen e fluksit menstrual, sekrecioneve të mitrës, dhe në momentin e lindjes, fetusit dhe mbetjeve të tij. Fshikëza dhe mitra ndodhen përpara, rektumi pas. Përreth formës dhe pozicionit ne kushtet e zbrazëtisë, vagina është e shtypur në drejtim anteroposterior pothuaj në të gjithë gjatësinë e saj, muri i prapëm dhe ai i përparmë aplikojnë kundrejt njëri-tjetrit, ndaj edhe kaviteti bëhet virtual dhe, po ta vëresh ne seksion (traversal) kryq , ka formën e gërmës H. Kjo formë ndryshon si në fundin e saj të sipërm dhe në atë fundor, për t'u përshtatur me pjesët fqinje. Nga lart, vagina ka një formë të rregullt cilindrike, duke u futur në qafën e mitrës e në këtë mënyrë formohet përreth saj një si lloj qeseje, e quajtur harku vaginal. Harku ndahet zakonisht në segmente të ndryshme, quajtur harku i përparmë, i pasëm e anësor, i majtë e i djathtë. Nga këta, harku i pasëm është më i thellë dhe si pasojë e kësaj muri vaginal është veçanërisht i hollë dhe në kontakt të drejtpërdrejtë me peritoneumin. Më poshtë, në holl, vagina merr një formë elipsi me diametër në formë shigjete dhe gryka e saj e jashtme është e mbyllur pjesërisht, gjatë virgjërisë, nga nje shtresë lekurë-mukoze, cipa e virgjërisë, që ndan vaginën nga holli i saj. Vagina është e vendosur pjesërisht në legen, pjesërisht ne perineum; lëviz saktë poshtë dhe pak përpara, duke formuar, me planin horizontal të kryer nga fundi i saj më i ulët, një kënd 65-70 gradë. Boshti i vaginës dhe ai i mitrës formojnë një kënd të gjerë në drejtim me pubic symphysis, e cila ndryshon në kushte të ndryshme, i drejtë apo i mpirë në virgjëreshat dhe gratë që nuk kanë dhënë lindje, i mprehtë në gratë që kanë dhënë lindje. Ka një gjatësi mesatare prej rreth 7 cm nëse marrim parasysh murin para; ose rreth 8 cm nëse konsiderojmë murin e pasëm, pasi ky i fundit bashkangjitet në një nivel më të lartë në qafën e mitrës. Vagina është një organ i zgjerueshëm , dhe kjo është e kuptueshme po të kemi parasysh lehtësië me të cilën hapet për të kaluar fetusi në çastin e lindjes, në të njëjtën kohë është një organ shumë elastik aq sa, pas tkurrjes, rikthehet pothuaj në formë primitive. Për studimin e marrëdhënieve, konsiderohen në vaginë një mur i përparmë, një mur i pasëm dhe dy skaje ose muret anësore.

Mali i Pubes ose Venerës

Paraqitet si një rajon trekëndor i spikatur, e vendosur në pubes, rrethuar anash me ijet e në vazhdim lart me fundbarkun dhe poshtë me buzët e mëdha. Lëkura që e mbulon është lakuriqe në moshën para pubertetit. Pas pubertetit ajo është e mbuluar, së bashku me buzët e mëdha , me qime të gjata. Epiderma është e trashë dhe në dermë mund të gjenden gjendra djerse dhe dhjamore.

Buzët e Mëdha

Janë dy lëkurë të trasha të përthyera që rrethojnë hapjen anteroposteriore në diametrin më të madh, çarja vulvare. Në secilën prej tyre mund të konsiderohen: një faqe anësore, faqja mesore, një bazë, një skaj të lirë të ulët dhe dy ekstremitete, i parmë dhe i prapëm.
Buzët e mëdha janë formuar nga dy shtresa: e lëkurës dhe të indeve lidhës të nënlëkurës.

Buzët e Vogla

Janë dy lëkurë të përthyera të lëmuara, të përfshira ndërmjet buzëve të mëdha. Përcaktojnë mes tyre hollin e vaginës. Në secilën prej tyre mund të konsiderohen dy faqe , anësore dhe e mesme , një skaj i lirë i ulët , një bazë , dhe dy ekstremitete, i parmë dhe i prapëm. Buzët e vogla janë të veshura nga një shtresë e hollë lëkure me ngjyrë të fortë, pa qime dhe gjwndra djerse. Janë të pranishme gjendra të veçanta dhjamore që, në pjekurinë e plotë seksuale, sekretojnw një substancë të bardhë, të ngjashme me smegmën e lafshës së penisit.

Klitori

Ajo mund të ndahet në tri pjesë dhe saktësisht në dy rrënjët, trupi dhe gjëndra. Rrënjët, homologe të pjesëve me hoje të penisit, janë formacione cilindrike dhe simetrike. Duke i marë nga lart në mes rrënjët bashkohen në frontin e pubis symphysis, në një formacion të njëjtë e duke formuar, trupin e klitorit. Ky i fundit është i rrethuar nga një membranë fibro-elastike dhe mbahet në vend nga ligamente që e fiksojnë në në pubis symphysis dhe vijën e bardhë. Trupi dhe gjëndra e klitorit nga sipër dhe anash janë të mbuluara nga lafsha, lëkurë e përthyer e varur në buzët e mëdha. Lafsha nuk përputhet ngushtë me gjëndrën, duke mbetur në mes të dy formacioneve në një vend të caktuar, ku gjendet një produkt desquamation epitelial , smegma e klitorisit. Pjesët e hojëzuara që formojnë rrënjët në trupin e klitorit kanë struktura të ngjashme me ato të penisit. Ato janë të mbuluara nga jashtë nga një membranë albuginea që formohen nga inde sfungjerorë. Kur dy rrënjët bashkohen për të formuar trupin, edhe albuginea bashkohet për të formuar një mur mesatar ndarës, që ka në të vrima të shumta që lejojnë anët e të dyja palëve për të komunikuar mes tyre. Gjëndra është e mbuluar nga një shtresë e hollë lëkure. Nga përbrenda indi sfungjeror përfaqësohet dobët, pasi mbizotëron indi lidhor mbi atë vaskular. 

Përshkrimi anatomik dhënë këtu, nuk pretendon të jetë një trajnim në mjekësi, por për të dhënë një informacion që është i nevojshëm për të njohur se si janë të përbërë organet gjenitale

Glauko!

Akt seksual jo të natyrshëm do të quaja atë që askush nuk e bën dot. - Alfred Kinsey

Unë nuk e di pyetjen, por seksi është me siguri përgjigja. - Woody Allen

Çdo gjë në botë lidhet me seksin, përveç seksit, seksi lidhet me pushtetin! - Oscar Wild

Lidhu me Ne

Mund të na gjeni në Facebook, Twitter dhe Google+ për t'u përditësuar me lajmet më të fundit :

FacebookTwitter Google+